• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Sherri që çoi Bleona Qeretin në dyert e gjykatës! Zbardhet historia e disa viteve më parë

23 July, 2024
në Rozë
0
147
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për disa vite me radhë e kemi parë Bleonën që të publikojë këngë për tregun amerikan.

Nga ana tjetër, gjithnjë e më e madhe po bëhej shkëputja nga publiku i saj shqiptar, që ndonëse nuk e ndiqnin më me këngë të reja, ndiqnin jetën luksoze të saj në rrjetet sociale.

Në SHBA e kemi parë në eventet më të rëndësishme botërore, duke bërë edhe parakalimin e famshëm në tapetin e kuq, por duket se një ‘parakalim’ që ka bërë në Tiranë, nuk ka mbetur pa u vënë re nga mediat.

Duket se këngëtarja është rikthyer këtë verë në Shqipëri, ku natyrisht do të ketë mundësinë për disa ditë pushime. Por veç pushimeve, ajo ka pasur mundësinë që të mbyllë edhe disa çështje që ka pasur me drejtësinë.

Këngëtarja është paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën Penale të Tiranës. Natyrisht që i madh ishte kurioziteti i publikut për të mësuar se cila ishte çështja që e ka çuar Bleonën drejt dyerve të Gjykatës.

Por çështja nuk ka qenë edhe aq e rëndë. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studioje arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti.

Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA ka dhënë një pjesë të lekëve, por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye çështja ka përfunduar në gjykatë. Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen dhe që është larguar nga vetingu, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkohë prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar. Bleona është fotografuar teksa është duke iu nënshtruar kontrollit dhe si shihet edhe nga fotot, po dorëzon sendet e saj personale.

Pas disa kohësh që kjo çështje qëndronte pezull, duket se ka marrë fund konflikti i saj me studion e arkitekturës, që ka nisur vite më parë. Këngëtarja e ka kontraktuar firmën e arkitektes për të përfunduar punimet e shtëpisë saj, madje i ka dhënë edhe një pjesë të pagesës.

Por teksa afatet e përfshira në marrëveshje kanë përfunduar, këngëtarja ka parë që në shtëpinë e saj nuk është kryer asnjë punim nga studioja që e kishte marrë përsipër.

Në këto kushte, Bleona dhe arkitektja në fjalë, kanë pasur disa përplasje verbal, për shkak të parave që nuk ktheheshin tek këngëtarja. Bleona i është drejtuar gjykatës, për të pasur një zgjidhje të këtij konflikti. Megjithatë, historia u përket disa viteve më parë dhe çështja nuk është bërë kurrë publike.

Vetëm tani, që prokurori i ri i çështjes ka kërkuar tërheqjen e akteve për një hetim më të thelluar, skandali i disa viteve më parë ka dalë në sipërfaqe.

Nga hetimet e deri më tanishme, nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar.

Duke njohur natyrën e Bleonës, që shpesh herë reagimet i ka pasur të ashpra edhe në publik, jemi duke pritur nëse vetë artistja do të zgjedhë që të reagojë në lidhje me këtë çështje që e ka çuar në dyert e gjykatës.

Paraardhëse

Nisin përgatitjet për Big Brother VIP 4, Sara publikon foton

Pasardhëse

“Ngele duke kopjuar Heidin”, Vesa Smolica i përgjigjet kështu ndjekësit

Pasardhëse

“Ngele duke kopjuar Heidin”, Vesa Smolica i përgjigjet kështu ndjekësit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.