• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sherri për Bujar Çelën, Petro Koçi: Antikomunizmi qesharak dhe komunist i PD nuk është rruga e duhur për ta pastruar nga modeli i luftës së klasave

30 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
823
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar dje ashpër sa i takon akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në lidhje me paketën ligjore të Partisë Demokratike për dekomunistizimin. Ish-kryeministri Berisha përmes një shkrimi e cilësoi luftën partizane si luftë vëllavrasëse, ndërkohë që PD ka kërkuar dekomustizimin, nismë kjo që është riaktivizuar pasi deputeti socialist, Bujar Çela, uroi kolegët socialistë dhe demokratë me fotografinë e diktatorit Enver Hoxha.

Por përmes një reagimi për gazetën “SOT”, deputeti Koçi e ka cilësuar nismën e Partisë Demokratike si qesharake, ndërsa theksoi se komunizmi në Shqipëri ka vdekur qysh kur Berisha u shpall “non grata” nga SHBA.

“Dekomunistizimi i Partisë Demokratike mbetet akoma një sfidë politike aktive. Antikomunizmi qesharak dhe komunist i PD nuk është rruga e duhur për të pastruar Partinë Demokratike nga modeli i luftës së djathtë të klasave. Garë karnavalesh do ta quaja atë mes disa nostalgjikëve të mekur të Enverit dhe të alarmuarve qesharakë në Partinë Demokratike që e përdorin sjelljen e të parëve për të gjetur kauzë politikë. Komunizmi ka vdekur! Është shpallur “non grata” bashkë me Saliun”, deklaroi ai.

Më tej deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, e cilësoi çlirimin e Shqipërisë dhe LANÇ-in si krenarinë e Shqipërisë.

“29 Nëntori 1944 është ditë e krenarisë dhe nderit ndërkombëtar të Shqiptarisë. I shpëtuam turpit ku desh na zhyti i ashtuquajturi “nacionalizmi antikomunist” që do na katandiste bashkëpunëtorë të boshtit nazifashist. Falë partizanëve nacional-çlirimtarë ne u rreshtuam me fitoren! Bekuar qofshin ata burra dhe gra të mençura që morën vendimin politik dhe ushtarak për ta shporrur pushtuesin! Nëse terrenin politik dhe ushtarak do e merrnin ata që kërkonin Shqipërinë e Madhe do kishim humbur dhe të voglën. Ballistët në krah të pushtuesve u përpoqën ta kthenin në lufte civile, por populli mbështeti fuqishëm LANÇ”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi. Dje u përkujtua 77-vjetori i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Paraardhëse

“Basha, i preferuari i amerikanëve”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat politike dhe ngre alarmin

Pasardhëse

Bejko: Ja si Berisha po mbledh firmat përmes ndërhyrjeve, mendon se partia është pronë private e tij

Pasardhëse

Bejko: Ja si Berisha po mbledh firmat përmes ndërhyrjeve, mendon se partia është pronë private e tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.