• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sherr në opozitë për poste, ja 3 emrat që synojnë t’i rrëmbejnë fronin Sali Berishës dhe si grupi i Bardhit e “Foltorja” po kërkojnë të nxjerrin jashtë loje Alibeajn nga Reforma Zgjedhore

26 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
220
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Thellohen sherret dhe divergjencat brenda opozitës. Izolimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe veçanërisht e ardhmja e zymtë që e pret për shkak të moshës, e madje llogarive të hapura me drejtësinë duket se ka ngacmuar ambicien e zyrtarëve të lartë të dalë deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021 nën siglën e Partisë Demokratike për ta rrëzuar kreun e Rithemlimit nga froni i fraksionit që drejton. Të shumtë janë zërat që flasin se shumë zyrtarë të të lartë po luftojnë fort në prapaskenë, ndërsa kërkojnë të katapultohen në krye të Rithemelimit. Por teksa deri më tani ka pasur aludime, në shesh kanë dalë emrat e parë që lakohen se mund t’i rrëmbejnë “karrigen” Sali Berishës. Ata janë plot tre dhe kulisat i ka zbuluar deputeti bejtexhi, Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit teksa foli në një studio televizive, theksoi se brenda PD ka emra që mund të zëvendësojnë Berishën, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Sipas tij, që nga Gazment Bardhi deri te Jorida Tabaku mund të jenë potencialisht njerëz që mund të investohen për bashkimin e Partisë Demokratike. “Gazment Bardhi është një politikan i ri, më duket një person inteligjent, po bën opozitë, ka intuitë. Por ka emra të tjerë, si Jorida Tabaku, Ervin Salinaji, ka plot personazhe edhe jashtë PD që mund të kenë ambicie për lidership, për ta bashkuar PD, për ta rritur atë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Reforma Zgjedhore

Por ambicia për t’i ngulur “thikën” ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është e vetmja që mund të provokojë thellimin e divergjencave brenda opozitës, pasi edhe postet e ofiqet janë në radarët e demokratëve. Sinjalet vijnë nga grupi i Bardhit dhe “Foltorja” që po kërkojnë të nxjerrin jashtë loje Enkelejd Alibeajn nga Reforma Zgjedhore. Në një kërkesë drejtuar dje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. 47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në një letër të gjatë deputetët e opozitës kanë shpjeguar në detaje sesi puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktual. Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inauguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”, thuhet në shkresë.

Konstatimet

Ndërkohë deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin Shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkryetarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e Komisionit, nuk kishin patur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje, nuk kishin informuar asnjëherë Grupin Parlamentar apo vetë Kuvendin për ekzistencën e ndonjë arsyeje objektive për bllokimin e punës në Komision, si dhe drejtuesi i opozitës në Komision nuk kishte zhvilluar asnjë takim, konsultim apo mbledhje me anëtarët e tjerë të opozitës. “Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër. Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit”, thuhet më tej në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit. Më tej deputetët shprehen se nëse deputetët e PD-së së kryesuar nga Basha shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar në komisionin e Reformës Zgjedhore, atëherë do të tërheqin një anëtar nga propozimi i tyre për të mundësuar caktimin e përfaqësuesit të kolegëve të tyre.

Paraardhëse

Punimet për nënkalimin në Elbasan, Rama ndan pamjet: Nyja që do të zgjidhë trafikun e automjeteve

Pasardhëse

Puthje, trëndafila dhe fishekzjarre, deklarohet çifti i parë në Për’puthen, Kastro: E kanë nisur fëmijën e parë

Pasardhëse

Puthje, trëndafila dhe fishekzjarre, deklarohet çifti i parë në Për’puthen, Kastro: E kanë nisur fëmijën e parë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.