• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA trondit Metën e Berishën, Palmer u jep goditje për paktin Kosovë-Serbi, drejtori i Ballkanit në DASH vizitë në Tiranë për krizën e ndikimin rus

4 September, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha morën dje një goditje shumë të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy zyrtarë shumë të lartë amerikanë, Matthew Palmer dhe David Kostelancik përçuan mesazhe shumë të qarta kundër tyre, duke iu treguar pozicionin e SHBA për tri çështje kryesore që po “gëlojnë” ditët e fundit: kriza politike, ndikimi rus dhe marrëveshja Kosovë-Serbi. Drejtori për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik do të vijë sot në Tiranë për tëçuar krizën drejt zgjidhjes dhe për të vendosur në “binarë” ndikimin rus. Sa i takon çështjes së parë, Kostelancik do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare. Sipas burimeve të gazetës, takimi i parë do të zhvillohet sot pasdite me kryeministrin Edi Rama. Pritshmëritë janë që përfaqësuesi i SHBA t’i kërkojë Ramës një angazhim më të madh në zgjidhjen e krizës dhe për të përgatitur terrenin që të ulet për dialog bashkë me Lulzim Bashën. Ndërsa krerëve të opozitës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, David Kostelancik do t’ua bëjë të qartë se shtatori, por jo vetëm, nuk duhet të shoqërohet me trazira politike dhe protesta të dhunshme. Sipas informacioneve të gazetës, ai do të vijë për të ndalur tentativat që ta çojnë Shqipërinë drejt destabilizimit në vjeshtë. Paralajmërimet i kanë dhënë vazhdimisht Ilir Meta, i cili ka folur për gjakderdhje, dhe Sali Berisha, i cili kërkon rrëzim të pushtetit me dhunë dhe presionon Bashën. Por me qëndrimin e prerë që pritet të mbajë Kostelancik, dyshja destabilizuese Meta-Berisha do të goditen shumë fort sepse do të bien planet e tyre për trazira.

Ndikimi rus

Një tjetër çështje mjaft e rëndësishme që do të jetë në fokusin e drejtorit për Ballkanin në DASH do të jetë edhe ndikimi rus në Shqipëri. Kjo pasi ai më herët ka mbuluar në Departamentin e Shtetit marrëdhëniet me Rusinë, çka do të thotë se është një njohës shumë i mirë i përpjekjeve që bën Moska për të rritur zgjerimin e saj. David Kostelancik pritet të informohet nga Rama mbi shtrirjen e tentakulave të Rusisë dhe të marrë masa që këto tentativa të ndalen. Dy më të goditurit nga kjo çështje janë Meta dhe Berisha sepse ata janë më të akuzuarit për lidhje me Moskën.

Goditja për paktin Kosovë-Serbi

Goditjen e tretë Ilir Meta dhe Sali Berisha e morën nga Përfaqësuesi i Posaçëm i DASH për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ky i fundit foli dje për dialogun Kosovë-Serbi, duke e bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një marrëveshje mes shtetit kosovar dhe atij serb. Gjatë Forumit Strategjik të Bledit, Palmer tregoi se emërimi i tij në postin e ri lidhet ngushtësisht edhe me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për rikorrigjim kufijsh. Ai ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.Sipas Palmer,ky forum duhet të fokusohet në 3 pika: Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Të mundësojë dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore; dheBosnja dhe Hercegovina të bëhet një shtet funksional.“Kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve, është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara. Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në agjendën time. Ne kemi mundësi dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë. Qëllimi është që të kthejë palët në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojmë një marrëveshje”, tha Palmer.Me këto deklarata, Palmer dhe SHBA iu japin një goditje të gjithë atyre që janë kundër një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën dhe Ilir Metën. Këta të fundit gjithmonë janë shprehur kundër dialogut Kosovë-Serbi, duke akuzuar Hashim Thaçin se po kërkon të copëtojë Kosovën dhe t’i falë territor Serbisë. Por qëndrimi i SHBA është shumë i qartë dhe i prerë. Në këtë mënyrë, Uashingtoni iu dha 3 goditje Metës dhe Berishës: rrëzuan skenarët e tyre destabilizues dhe planet për protesta të dhunshme, prishën lidhjet e tyre me Rusinë dhe hodhën poshtë pretendimet e tyre për dialogun Kosovë-Serbi.

Paraardhëse

“Ne do vijojmë të përçajmë Shqipërinë”, reagon për herë të parë Rudina Hajdari pas gafës që çmendi rrjetin: Basha dhe Kryemadhi hajde!

Pasardhëse

Demokrati ‘mbështet pas muri’ Bashën, bën kërkesën urgjente: Mos u merr kot me njerëzit Lulzim

Pasardhëse

Demokrati 'mbështet pas muri' Bashën, bën kërkesën urgjente: Mos u merr kot me njerëzit Lulzim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.