• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“SHBA-të në kërkim të një jokeri për të zëvendësuar Ramën”, analisti: Mund të ketë koalicion PS-PD

29 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Demokratët janë thirrur sot për të votuar për kryetarin e ri, përmes parimit “një anëtar, një votë”, procesi nuk ofron surpriza, pasi në garë përballë Lulzim Bashës, i cili ka drejtuar për tetë vite Partinë Demokratike është Gjergj Hani, një figurë e panjohur për këtë forcë politike.

Votimi i sotëm është cilësuar antistatutor nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e së enjtes, i cili anulloi mbajtjen e tyre dhe pezulloi njëherazi Kryesinë.

Nga ana tjetër edhe PS ka patur shumë ndryshime këtë verë, duke nisur nga skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, shpallja në kërkim ndërkombëtar e Arben Ahmetajt, shkarkimi nga detyra ministër i Brendshëm të Bledi Çuçit te ndyshimi i sekretaratit të PS-së.

Sakaq, në lidhje me situatën politike në vend, analisti Genc Burimi, ka bërë një parashikim të asaj që mund të ndodh pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

Në një intervistë të dhënë, Burimi tha se amerikanët janë në kërkim të një “jokeri” për të zëvendësuar kryeministrin Rama.

Sipas tij, për ta realizuar këtë po përdorin ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Burimi theksoi se në 2025-ën, mund të ketë një koalicion të detyruar midis PS-së dhe partisë së Lulzim Bashës, me kushtin që kryeministri Rama të mos jetë shefi i qeverisë së ardhshme.

“Në zgjedhjet e vitit 2025 Partia Demokratike shkon e përçarë në zgjedhje. Në 2025, Lulzim Basha ka arritur të ngjizë më shumë vota rreth vetes dhe mund të kemi një koalicion mes partisë së Lulzim Bashës dhe PS-së. Atë koalicion që amerikanët e kërkuan pas zgjedhjeve të vitit 2021, por që Berisha nuk e lejoi. Ose në 2025-ën Lulzim Basha fiton i vetëm një mazhorancë, që për mua është e pamundur, pasi atë që nuk e bëri në 8-vite nuk mund ta bëjë në 2-vite, ose në të kundërt amerikanët do të urdhërojnë një koalicion mes Bashës dhe PS-së por pa Edi Ramën kryeministër. Jemi në kërkim të ethshëm nga amerikanët të një “jokeri” për të zëvendësuar amerikanët. Ky është leximi im, pasi Basha nuk mund të vijë i vetëm në pushtet, pasi Berisha e ka 25-30% të elektoratit të vetën.
Ose amerikanët mund të neutralizojnë dhe Metën e Berishën përmes SPAK-ut dhe i krijohen Bashës të gjitha kushtet që të rimarrë opozitën dhe të vijë në pushtet”, tha Burimi.

Paraardhëse

Familja Gjici s’e shet Kukësin, sulmuesi largohet nga verilindorët, mësohet skuadra e re

Pasardhëse

Këngëtarja Dua Lipa, ndan të njëjtin hall me emigrantët shqiptarë

Pasardhëse

Këngëtarja Dua Lipa, ndan të njëjtin hall me emigrantët shqiptarë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.