• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SHBA e ashpër ndaj Turqisë, paralajmëron për pasoja serioze

24 October, 2020
në Aktualitet, Botë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë duket se po rriten, pas shkëmbimit të replikave mes dy vendeve aleate për blerjen nga Ankaraja të sistemit mbrojtës ajror të Rusisë S-400. Mosmarrëveshja më e fundit u shfaq të premten, pasi Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi njoftimet e mëparshme se Turqia ka filluar testimin e sistemit të prodhuar nga Rusia, duke anashkaluar shqetësimet e shprehura nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Metro.

“(Testimet) kanë qenë duke u zhvilluar dhe po zhvillohen”, u tha zoti Erdogan gazetarëve. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara absolutisht nuk na shqetëson”.

“Nëse nuk do t’i testojmë këto aftësi në dispozicionin tonë, atëherë çfarë do të bëjmë?”, shtoi ai.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes u përgjigj disa orë më vonë të premten, me një deklaratë të ashpër që megjithatë nuk e akuzoi Turqinë për tradhti ndaj aleancës.

“Departamenti amerikan i Mbrojtjes dënon në mënyrën më të fortë të mundshme testimin e 16 tetorit në Turqi”, tha zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Jonathan Rath Hoffman, duke paralajmëruar se testimi “rrezikon (të sjellë) pasoja serioze për marrëdhënien tonë në fushën e sigurisë”.

“Kemi qenë të qartë dhe të palëkundur në pozicionin tonë”, shtoi zoti Hoffman. “Një sistem operacional S-400 nuk është në përputhje me angazhimet e Turqisë si aleate e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”.

Njoftimet se Turqia kishte filluar testimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia, dolën për herë të parë javën e kaluar, duke shkaktuar një seri kritikash nga Pentagoni, Departamenti i Shtetit dhe disa ligjvënës amerikanë.

Pentagoni, në atë kohë, paralajmëroi Turqinë se sistemi “nuk duhet të aktivizohet”.

Turqia nënshkroi një marrëveshje për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia në vitin 2017 dhe dërgesat e para filluan në korrik të vitit të kaluar.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pjesëmarrjen e Turqisë në programin e saj të avionëve luftarakë të pakapshëm nga radarët, F-35, dhe, herëpashere, ka shqyrtuar sanksione të mundshme kundër Turqisë edhe pse është një vend aleat në NATO.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se përdorimi nga Turqia i teknologjisë së përparuar të radarëve rusë mund të rrezikojë sistemet ushtarake të NATO-s dhe potencialisht mund të përdoret për të vendosur në objektiv avionët e NATO-s në Turqi, përfshirë F-35.

Turqia më parë ka hedhur poshtë shqetësime të tilla dhe zoti Erdogan tregoi të premten se ndoshta Shtetet e Bashkuara nuk kanë shumë në dorë për ta detyruar që të ndryshojë kursin.

“Duket se zotërinjtë (në Shtetet e Bashkuara) janë veçanërisht të shqetësuar se kjo është një armë që i përket Rusisë”, u tha zoti Erdogan gazetarëve, para se të shtonte se, “Ne jemi të vendosur; ne po vazhdojmë në rrugën tonë si gjithmonë”.

Paraardhëse

Erdogani ofendon Macronin përsëri: Ka nevojë për ‘trajtim mendor’

Pasardhëse

Melania i tërheq dorën me forcë Trumpit, videoja bëhet virale (VIDEO)

Pasardhëse

Melania i tërheq dorën me forcë Trumpit, videoja bëhet virale (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.