Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën si dhe të ruajnë distancën, ku shton se kjo është një mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ai u shpreh krenar që BE mund të ndihmojë mjekët dhe infermierët shqiptarë në luftën e tyre të përditshme kundër virusit.
Postimi i Soreca:
“Krenar që BE mund të ndihmojë mjekët dhe infermierët shqiptarë në luftën e tyre të përditshme kundër virusit. Të gjithë kemi nevojë t’i ndihmojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancimin social. Luftën kundër COVID-19 mund ta fitojmë vetëm së bashku.”, ka shkruar Soreca.







Diskutime rreth kësaj post