• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Serbinë duhet ta shohim me sytë e Kosovës”, Bushati: Shqipëria të kërkojë hetim në Këshillin e Evropës për sulmin e Banjskës

17 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Gjatë intervistës për “Real Story”, i pyetur nga gazetari Sokol Balla për përplasjet mes Tiranës dhe Prishtinës, ai tha se duhet të ketë një shtensionim dhe bashkërendim të marrëdhënieve.

“Së pari, në rast se i referohemi marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera sepse flasim për një komb dhe s’ka ndonjë barrierë në mes në kuptimin njerëzor, ekonomik dhe të shkëmbimeve. Pra, s’duhet të barazojmë politikën me marrëdhëniet që janë mes nesh. Kjo është e rëndësishme ndërkohë mendoj që ka nevojë për një shtensionim dhe bashkërendim kapilar të marrëdhënieve zyrtare. Në radhë të parë mes Shqipërisë dhe Kosovës, Tiranës dhe Prishtinës. Shqipëria është shtet i pavarur që në 1912, ka qasje në disa organizata ndërkombëtare në të cilat Kosova nuk është prezente. Shqipëria për fatin e madh nuk kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavinë. Marrëdhëniet tona me Serbinë më tepër janë shenjuar nga mënyra se si janë trajtuar shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe në këtë kontekst, ne nuk e njohim Serbinë përveçse me sytë e Kosovës. Duhet të jemi vigjilent, që Serbinë sapo përpiqemi të kultivojmë raporte normale dhe duhet të përpiqemi, duhet ta shohim me sytë e Kosovës.”, u shpreh Bushati.

Ish ministri i Jashtëm u ndal edhe tek rezoluta e parlamentit shqiptar, e miratuar pak ditë më parë, që dënon sulmin serb në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se priste që priste të përcaktoheshin disa detyra. Bushati thotë se Shqipëria duhet të kërkojë një hetim në Këshillin e Evropës për këtë sulm.

“Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj. Miratoi një rezolutë, nuk më erdhi mirë që na u desh dy javë për të thënë se jemi dakord me parlamentin e Kosovës ndërkohë që në një orë e gjithë klasa politike u bashkua në dënimin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Pra, me gjithë respektin për Shqipërinë, ne kemi një rol modest në Lindje të Mesme, roli kryesor është në rajon. Prisja një rezolutë ku parlamenti i përcaktonte detyra vetes dhe qeverisë. Atëherë Shqipëria duhet të mobilizohet për të shkuar në Këshillin e Evropës dhe për të kërkuar hetim për këtë çështje, për të pasur një reporter ndërkombëtar. Shqipëria ka disa detyra që burojnë nga shteti amë“, shtoi ish ministri.

Sa i përket moskoordinimit të Prishtinës zyrtare me qeverinë e Shqipërisë për çështje të rëndësishme, Bushati shtoi: “Në drejtim të Prishtinës, mendoj se dera e parë e Prishtinës ka qenë, është dhe do të jetë Tirana për çdo gjë. Ka ndodhur edhe në kohën kur kam qenë në qeveri që kishte kërkesa që Prishtina zyrtare bënte drejt institucioneve zyrtare pa koordinim me Tiranën. E kam menduar atëherë dhe vazhdoj ta mendoj edhe sot. Natyrisht që Shqipëria nuk zëvendëson as SHBA, Gjermaninë, Britaninë apo Francën. Duhet të jenë dy mekanizma që duhet të funksionojnë si orët zvicerane nëse duam të kemi një efektivitet. Dhe nga ky mekanizëm varet se si operon faktori shqiptar në Ballkanin Perëndimor.” tha ai.

Paraardhëse

“Thërret Prizreni mori Shkodër”, Asani, Seferi dhe Ramadani këndojnë pas fitores ndaj Bullgarisë

Pasardhëse

Spahiu: Deklarata e Macronit, paralajmërim për Kosovën

Pasardhëse

Spahiu: Deklarata e Macronit, paralajmërim për Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.