• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Serbia revoltohet pas deklaratës së Ramës në OKB, Brnabiç: Deklarata të tilla s’janë të mira

25 September, 2021
në Kryesore, Rajon
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deklarata e kryeministrit Edi Rama nga Asambleja e OKB për njohjen e Kosovës ka revoltuar Serbinë. Menjëherë pas thirrjes së Ramës për të njohur Kosovën, pasi sipas tij, “Kjo Asamble e madhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës“, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Kjo e fundit ka theksuar se deklarata të tilla nuk janë të mira dhe se nuk ndihmojnë në sigurinë e Rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se kishte marrë një përgjigje nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, teksa thotë: “Përgjigja më e mirë është dhënë nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë që ma tha mua se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike”.-tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e OKB njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur prerë se kjo gjë duhet të përfundohet. Rama deklaroi se Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministrit shqiptar, Kosova është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe që ka sjellë shumë paqe e stabilitet në rajon, si dhe ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara e hidhur.

“Megjithatë, kjo Asamble e madhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës. Më keni dëgjuar më shumë se njëherë këtu të bëj thirrje për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion, por ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor ku një shtet i ri lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo punë duhet të përfundohet. Dua ta theksoj, ta përsëris thirrjen, sepse realiteti na ka treguar neve, kosovarëve, serbëve, të gjithë ballkanasve, se një Kosovë e pavarur, e sovrane, është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka sjellë shumë paqe në rajon, ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara e hidhur. Është pjesë e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja mundësi për të sjellë njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve. E them me bindje absolute, vetëm maturia, kurajoja dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha kryeministri Rama.

Paraardhëse

Përplasja në selinë blu, Astrit Patozi: Njëri do të legalizohet, tjetri të marrë letrat e fundit

Pasardhëse

“Ti nuk del t’u flasësh demokratëve”, plas debati mes Bashës dhe Nokës, kreu i PD: Nuk dal për t’i hedhur benzinë zjarrit

Pasardhëse

“Ti nuk del t’u flasësh demokratëve”, plas debati mes Bashës dhe Nokës, kreu i PD: Nuk dal për t’i hedhur benzinë zjarrit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.