• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Serbia imiton Kinën në politikën që ndjek karshi Kosovës”, Albert Prenkaj: Kurti duhet të jetë i vëmendshëm, Vuçiç luan me dy gjuhë

3 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla theksoi se Serbia po përpiqet të imitojë shtete të fuqishme në politikën e saj karshi Kosovës. Ai përmendi sjelljen e Kinës ndaj Tajvanit, që sipas të cilit, po ndjek dhe Serbia.

“Serbia imiton shtetet e fuqishme si Kina karshi Tajvanit. Kina ka një politikë që ndjek dialogun por sipas Pekinit zyrtar, është ri-integrimi i Tajvanit në Kinë. Në të kundërt, Kina do të përdorë fuqinë ushtarake që ta rikthejë Tajvanin në Kinë. Kjo është politika afatgjatë e Serbisë. Serbia, nën ndikimin e forcave perëndimore, është futur në dialog me Kosovën që po zgjat që nga viti 2011, me rezultate të kohëpaskohshme. Duhet të pranojmë që qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa ndaj veriut, të pakoordinuara me ndërkombëtarët, që kanë rezultuar me tensionim të situatës, largimin e serbëve lokal nga institucionet lokale dhe veriu është shndërruar në një teatër jo institucional që ofron hapësirë për ndërhyrje të ndryshme.”, theksoi ai.

Sipas tij, Kurti duhet të jetë i vëmendshëm sidomos pas sulmit në veri të Kosovës pasi, siç shtoi ai, presidenti serb Aleksandër Vuçiç përdor dy ‘gjuhë’. Sipas tij, njëra është ballkanike, që e përdor për Kosovën dhe për politikat e brendshme në Serbi dhe tjetra është ajo që përdor me Perëndimin.

“Në Serbi janë zgjedhjet dhe Vuçiçit i duhet një retorikë nacionaliste që e ka përdorur deri më tani. Nëpërmjet temës së Kosovës, tenton që të ruajë pozicionin e tij në pushtet. Kemi edhe Kurtin që ka shfrytëzuar veriun gjithmonë, përmes së cilës ka fituar një simpati tek popullata e Kosovës. A do të jetë Kurti i disponueshëm që të futet në negociata, besoj se më në fund ishte dashur të kuptojë seriozitetin e situatës dhe të vazhdojë të negociojë. Mendoj se është më mirë të negociohet për një mijë vite sesa të humbet një jetë njeriu.

Ne jemi dëshmitarë që gjatë procesit të negociatave në të cilin është futur kryeministri Kurti kemi parë një pozicionim inferior të Kosovës karshi Serbisë dhe në këtë linjë unë besoj se Kurti duhet të jetë shumë i vëmendshëm sepse presidenti serb ka negociuar me të gjithë politikanët e Kosovës dhe është i paparashikueshëm. Ai ka dy gjuhë, është gjuha ballkanike që përdor ndaj Kosovës dhe për nevojat e brendshme në Serbi dhe gjuha perëndimore, me të cilën di të manipulojë dhe të përfitojë në anën e tij komunitetin ndërkombëtar.”, theksoi ai.

Paraardhëse

“Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë”

Pasardhëse

Turqia nuk ndalet, kryen sulme të tjera ndaj PKK-së në Irak

Pasardhëse

Turqia nuk ndalet, kryen sulme të tjera ndaj PKK-së në Irak

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.