• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sekuestro 360 mijë m2 në bregdetin e Spillesë

4 July, 2017
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar sekuestron e 360 mijë metra katrorë truall në plazhin e Spillesë, e dyshuar si e përfituar në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për katër parcela, për të cilat gjykata ka pranuar kërkesën. Hetimet kanë treguar se kjo u është dhënë banorëve të ndryshëm në kundërshtim me aktet ligjore që rregullon procesin e marrjes së tokës në pronësi.

Në bazë të ligjit “Për Tokën”, duhet të shpërndaheshin vetëm tokat bujqësore. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera nga Prokuroria e Kavajës, rezulton se sipërfaqja e sekuestruar tashmë është tokë pa fryt, e cila ka qenë e përjashtuar nga procesi i privatizimit.

Nga veprimet hetimore në terren të Prokurorisë së Kavajës ka rezultuar se të gjitha këto pasuri të kthyera dhe regjistruara në emër të personave të ndryshëm me ndërrim të zërit kadastral nga “tokë pa frut” ose “pyll” në “tokë bujqësore” dhe në vijim të ndara me Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), në fakt janë ende ranishte në breg të detit ose pyll. Më pas këto pasuri të regjistruara në emër të shtetasve sipas AMTP janë tjetërsuar (shitur) me anë të kontratave noteriale tek blerës të dytë ose të tretë. Për këto arsye ngrihet dyshimi i bazuar se janë bazuar në dokumentacione tërësisht të falsifikuara. Nga ana tjetër ka rezultuar nga të dhënat e para hetimore se personat të cilët kanë përfituar në bazë të këtyre praktikave pasuri të paluajtshme sipas AMTP-ve përkatëse në kushtet kur këta persona kanë qënë trajtuar më parë me tokë bujqësore sipas ligjit nr.7501/1991 “Për tokën” pasi kanë qënë pjesë e familjeve bujqësore më datë 01.08.1991 apo edhe raste kur AMTP-të janë gjetur me vula të skanuara, pa nënshkrime, pa numra dhe data etj.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se AMTP-të e përdorura për regjistrimin e pasurive dhe kalimin e pronësisë nga shtet në privat janë të gjitha të pas vitit 2000.

Bazuar nga sa më sipër, si dhe në tërësinë e veprimeve hetimore të deritanishëm, Prokuroria e Kavajës ka vlerësuar se është e nevojshme vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi parcelat nr.1, 35, 37 dhe 178 të ZK 3501 ndodhur në Spille Kavajë (bregdeti).

Paraardhëse

Dy fotot skandaloze që tregojnë realitetin shqiptar

Pasardhëse

Gjykata i merr pasaportën Gruevskit

Pasardhëse

Gjykata i merr pasaportën Gruevskit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.