• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sekretari Blinken telefonon Ramën dhe e falënderon për pritjen e afganëve, Xhaçka tregohet e gatshme për të pritur mijëra persona

21 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dje ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për pritjen e afganëve të rrezikuar nga talebanët. Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një njoftimi bëri të ditur se Sekretari i Shtetit Antony Blinken kishte folur me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje. Në njoftim thuhej se Sekretari dhe Kryeministri u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO-s dhe të Shqipërisë për të pranuar përkohësisht strehimin e afganëve që ndodhen në nevojë. Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë. Më pas Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis vendeve tona. Nga ana tjetër Sekretari Blinken me anë të një mesazhi në rrjetet sociale shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

“Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO”
, u shpreh Blinken në mesazhin e tij.

Ndërkohë ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dje gjatë takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, deklaroi se vendi ynë është i gatshëm të strehojë me mijra afganë. Ajo u shpreh se çështja kryesore që të gjithë duhet të kenë ndërmend pas diskutimeve është shëndeti i grave, fëmijëve dhe burrave afganë, të cilët kanë punuar për ne. Ministrja po ashtu kritikoi vendet e NATO-s që nuk po strehojnë afganët. Sipas saj, duhet ofruar strehim dhe siguri për gjithë ata njerëz që kanë luftuar për jetën.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot”, tha Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Në përfundim të takimit, ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët ku u bënë thirrje talebanëve të lejojnë njerëzit të evakuohen nga Afganistani dhe u zotuan se aleatët do të qëndrojnë në “koordinim të ngushtë” teksa operacionet janë duke vazhduar. Kjo deklaratë e përbashkët nga 30 vendet anëtare të NATO-s u bë pas një konference konferencë urgjente të ministrave të jashtëm për të diskutuar përpjekjet e evakuimit dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu ngre alarmin: Albin Kurti po i largohet Shqipërisë dhe po i afrohet Serbisë, nxit përçarje me Tiranën dhe Uashingtonin

Pasardhëse

Sali Berisha frymëzon turmat dhe enturazhi i tij sulmon Blinken, shprehen të mërzitur pse SHBA nuk falënderoi ish-kreun e PD për muxhahedinët

Pasardhëse

Sali Berisha frymëzon turmat dhe enturazhi i tij sulmon Blinken, shprehen të mërzitur pse SHBA nuk falënderoi ish-kreun e PD për muxhahedinët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.