• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sekretari amerikan Blinken: Do ta vazhdojmë solidaritetin me Izraelin

3 November, 2023
në Botë, Lajme
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Tel Aviv tha se vendi i tij do të vazhdojë të jetë pranë dhe të solidarizohet me Izraelin, transmeton Anadolu.

Në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin Tel Aviv të Izraelit, Blinken u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog.

Sipas një deklarate me shkrim të zyrës së kryeministrit izraelit, Blinken, i cili fillimisht u takua me Netanyahun kokë më kokë, më pas pati takim me “kabinetin e luftës” të Izraelit.

Siç transmetohet, Netanyahu i ka treguar Blinkenit një video rreth sulmeve të Hamasit.

Ndërkaq, Blinken dhe Herzog u prononcuan për gazetarët para takimit të tyre.

Herzog pretendoi se Izraeli ka respektuar ligjin ndërkombëtar dhe humanitar në sulmet e tij në Gaza.

“Ne shpërndamë broshurat që shihni në dorën time për popullin e Gazës. Kemi dërguar gjashtë milionë mesazhe me tekst dhe kemi bërë katër milionë telefonata. Në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, kemi informuar popullin e Gazës (për sulmet e Izraelit) paraprakisht. Këtë e bëmë edhe në kampin Jabalia”,
tha ai.

Herzog tha se sulmet e tyre në Gaza po i kryejnë në kuadrin e të drejtës së “vetëmbrojtjes” dhe pretendoi se kanë bërë çmos për të mbrojtur civilët.

Blinken mesazh mbështetës për Izraelin

Ndërkaq, kryediplomati amerikan Blinken deklaroi: “Këto janë ditë të vështira. Ne jemi këtu si gjithmonë dhe ne do ta vazhdojmë solidaritetin tonë me Izraelin. Vazhdon qëndrimi ynë se Izraeli jo vetëm që ka të drejtë të mbrojë veten, por edhe është e detyruar për ta bërë një gjë të tillë. Izraeli ka të drejtë të bëjë gjithçka për të parandaluar që 7 tetori të përsëritet”.

Duke theksuar se mbrojtja e civilëve është gjithashtu e rëndësishme në veprimet e Izraelit, Blinken deklaroi se vazhdojnë të jenë të vendosur për të luftuar Hamasin.

Blinken tha se do të vazhdojnë të punojnë me vendosmëri për lirimin e të burgosurve të mbajtur nga Hamasi.

Paraardhëse

Zyrtari i lartë amerikan në krah të Dumanit: Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete në Shqipëri

Pasardhëse

Përmbajtja “misterioze” e statutit të Asociacionit, Janjiq: Serbët në Kosovë kanë fituar maksimumin e maksimumit

Pasardhëse

Përmbajtja “misterioze” e statutit të Asociacionit, Janjiq: Serbët në Kosovë kanë fituar maksimumin e maksimumit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.