• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Seanca parlamentare, ironizon Rama: Luli në gjumë, ndërsa Monën nuk do ta shohë askush. Basha: Mazhoranca tufë banditësh

21 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar dje kritika dhe ironi të shumta ndaj liderëve të opozitës. Pas tensioneve në seancën plenare, shefi i qeverisë u tërhoq nga vendimi për të folur përpara deputetëve, ndërsa fjalën e publikoi në rrjetet sociale. Fillimisht Rama komentoi sulmet ndaj tij. “Sot (dje) u mblodh Kuvendi për të biseduar për studentët me kërkesë të opozitës, me demek në emër të studentëve. Ndërkohë jashtë Kuvendit ishin mbledhur copat dhe çikat e këtij revolucioni imagjinar dhjetori. Një trim kotecesh u sul drejt foltores me vezët e nxjerra nga xhupi i liderit të PD sapo nisi debati me fjalën time dhe aty mbaroi debati. Opozita bllokoi diskutimin që kërkoi vetë dhe e ktheu seancën në një konflikt rruge”, tha ai. Por Rama lëshoi ironi dhe në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha, duke e cilësuar atë si një person që di vetëm të flejë. “Mirë se u ktheve shëndoshë e mirë i dashur Luli, se megjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur vërtetë merakun – sidomos pas gjumit tënd të drekës, kur niseshe për të takimin me djalin e Fahriut dhe Shqiponjës, e largqoftë mahmur mund tët ë çonin këmbët te sheshi i Republikës së Re. Po shyqyr thuaj vëlla, që studentët e kishin keq fare edhe me motrën opozitare. Kështu që ata s’dinin kë “të kapnin për zhelesh” të parin, siç do të thoshte e dashtuna jote Jozefinë, ndërsa ju i fshehët nëpër turmë ato dy çika parti që ju kanë mbetur dhe ja ku jeni, të dy shëndoshë si molla”, ka thënë Rama. Më tej shefi i ekzekutivit ka hedhur ironi në drejtim të kryetares të LSI, Monika Kryemadhi. Sipas tij, ajo është një person që është e padëshiruar nga studentët edhe pse mundohet tu dal në mbrojtje. Me ironinë që e krahason si “Doktore Shkencash”, Rama është shprehur se Kryemadhi është një person që flet shumë gjatë por pa asnjë rezultat në fund. “E ndërkohë që lideri i opozitës po vjen të marrë fjalën, pasi për këtë fjalë kaq të rëndësishme sot, sakrifikoi planin e tij strategjik për djegien e mandateve, ju lutem zoti kryetar që nëse ai si zakonisht nuk i konsumon dot të gjitha minutat se i mbaron kaste, t’ia kalonin mbetjen kohore Doktoreshës së Shkencave Ekonomike, zonjës Monika Kryemadhi. Jam i siguritë se shumica në këtë sallë, e ndan me mua bindjen që Doktoresha, do ta shfrytëzojë çdo minutë për t’u ndriçuar rrugën studentëve që s’e shohin dot me sy (atë jo rrugën), me të gjithë shpirtmadhësinë e saj gati fetare dhe fuqinë e papërgjegjshmërisë së lartë shkencore që e karakterizon, jo vetëm sa herë hap gojën, po sidomos kur harron ta mbyllë atë”, ka deklaruar Rama.

Reagon Basha

Mbas 5 muaj bojkot, opozita ditën e djeshme është paraqitur në Kuvend. Në fjalën e tij, lideri i demokratëve Lulzim Basha, ka akuzuar mazhorancën duke e cilësuar si një tufë banditësh që nuk duan vettingun në politikë. Sipas kryedemokratit prania e opozitës ishte vetëm për shkak të buxhetit të studentëve që do miratohej në seancën plenare.“Kemi ardhur vetëm për atë buxhet të studentëve këtu, jo kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por ti provojmë atyre të tjerëve që mund të kenë ndonjë fije besimi se mund të ndodhë diçka. Të dëgjojnë se si po të ndalojë vjedhjen ky hajduti psikik këtu mbrapa, mund të ketë para për tarifat e studentëve. Leri gomarllëqet e tjera se skemi ardhur të tallemi me ju. Tufë horrash dhe banditësh. Keni shkel tre herë kushtetutën, ke shkelë procedurën. Pasi keni kapur gjithçka. Po kap edhe Bankën e Shqipërisë, po kapni bordin e bankës së Shqipërisë me 28 firma të këtyre deleve të bandave të hajdutëve”, ka deklaruar Basha. Gjithashtu nga foltorja e Kuvendit kreu demokrat ka paraqitur platformën për arsimin e lartë për përgjysmim tarifash. “Propozimet e PD për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga krimi korruptiv; së pari; fasha e studenteve që vinë nga familje poshtë 640 mijë lekë në muaj, të përfitojnë nga tarifat e arsimit të lartë. Efekti buxhetor do të jetë afër 6 mln dollar. Fasha e dytë janë ato familje me mbi 640 mijë lekë me të ardhura në muaj. 18 mln dollarë Edi Rama i ka paraqitur në buxhetin e shtetit për shpenzimet e luksit. Dyfishimi i buxhetit nuk mjafton, pasi duhet një reformë e thellë. PD ka një platformë që do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Para ka por i duan për vete”, ka thënë ai.

Paraardhëse

Kuvendi rrëzon Vitore Tushën dhe dekretin për buxhetin, miratohet ligji për policinë dhe zgjidhen 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në BSH

Pasardhëse

“Pse nuk i futët në burg?”, Dash Shehi flet troç: Në dorë i keni të gjitha…

Pasardhëse

“Pse nuk i futët në burg?”, Dash Shehi flet troç: Në dorë i keni të gjitha...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.