Fillimisht lajmi u bë publik nga portali Shqiperia Post, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.

Sara Hoxha, aksionerja e njohur e Top Channel, është parë ditën e sotme në aeroportin e Rinasit në shoqërinë e biznesmenit Erion Gina, pronar i restorantit të njohur Padam. Pamjet, të cilat u publikuan fillimisht nga Portali Shqiperia Post, i tregojnë të dy teksa zbresin së bashku, duke dhënë shkas për interpretime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.
Dalja e përbashkët e Sarës dhe Erion Ginës ka ndezur menjëherë spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre, veçanërisht në një moment kur në media po qarkullojnë aludime se Sara Hoxha ka mbyllur kapitullin e saj personal me moderatorin e njohur Ledion Liço. Ky kontekst ka bërë që çdo detaj i paraqitjes së saj publike të analizohet me imtësi nga ndjekësit dhe faqet rozë.
Deri tani, as Sara Hoxha dhe as Erion Gina nuk kanë reaguar zyrtarisht për lajmin e publikuar fillimisht nga Shqiperia Post. Megjithatë, pamjet nga aeroporti kanë qenë të mjaftueshme për të “ndezur” rrjetin, ku komentet dhe spekulimet vazhdojnë të shtohen, ndërsa publiku pret një reagim ose sqarim nga protagonistët e kësaj daljeje që ka tërhequr vëmendje të madhe./shqiperiapost.com







Diskutime rreth kësaj post