• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sandër Lleshaj thërret Ardi Veliun e Tonin Vocajn dhe bën lëvizjen strategjike, ministri del me paralajmërimin e rëndësishëm (VIDEO)

4 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, zhvilluan sot një takim me oficerët e Njësisë Kundër Krimit Ekonomik, e njohur si Njësia “E”, në Policinë e Shtetit.

Gjatë takimit Lleshaj theksoi se priten që së shpejti të finalizohen vendimet e para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para nga OFL.

Deklarata e plotë e Sandër Lleshajt:

“Krahas shumë angazhimeve dhe prioriteteve të Policisë së Shtetit, lufta kundër krimit të organizuar kryeson listën e të gjithë prioriteteve dhe angazhimeve. Kemi ardhur sot në mjediset e strukturës së posaçme që merret me luftën kundër krimit të organizuar për të parë ecurinë e punëve dhe konstatoj se angazhimi i të gjithë strukturave është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Në këtë strukturë janë të integruara disa Njësi, si ajo që ka të bëjë me luftën kundër krimit ekonomik, ose Njësia “E”, Njësia “I” që është njësia e informacionit, Njësia “K” që merret me kapjen e personave në kërkim, Njësia “C” që merret me luftën kundër krimit kompjuterik dhe Operacioni Forca e Ligjit.

I gjithë ky ansambël i madh strukturash është i angazhuar në një përpjekje të madhe për të dhënë goditje të vazhdueshme kundër krimit në përgjithësi, por me theks të veçantë, krimit të organizuar

Evidencat e deritanishme tregojnë se ecuria e punës është jashtëzakonisht inkurajuese. Operacioni Forca e Ligjit ka regjistruar sukses të konsiderueshëm, dhe presim që së shpejti të finalizohen dhe vendimet e para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para, për t’u pasuar në të ardhmen me vendime të tjera.

Po ashtu përveҫ Operacionit Forca e Ligjit (OFL), punë e madhe po bëhet edhe në drejtim të luftës për goditjen e grupeve të krimit të organizuar.

Megjithëse shumë prej tyre janë tashmë prapa hekurave dhe në duart e drejtësisë, por ky proces vazhdon me intensitet të lartë.

Masat e marra deri tani janë të plota dhe procesi po vazhdon me intensitet. Besojmë se puna dhe angazhimi do të japin rezultate të shpejta edhe më të thelluara në këtë drejtim të rëndësishëm”. – tha Lleshaj.

VIDEO:

Paraardhëse

Tensionet në Mesdhe, Merkel telefonon Presidentin turk, Erdogan i kthen përgjigjen e prerë: Kjo gjë është e papranueshme

Pasardhëse

Rudina Hajdari del jashtë parashikimeve, braktis Murrizin e Valterin dhe formon parti të re politike me një tjetër grupim

Pasardhëse

Rudina Hajdari del jashtë parashikimeve, braktis Murrizin e Valterin dhe formon parti të re politike me një tjetër grupim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.