• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Samiti Rusi-SHBA: Në Gjenevë fitoi Putini

19 June, 2021
në Aktualitet, Botë
0
190
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Megjithëse pritshmëritë për takimin kokë më kokë mes dy liderve botëror ishin të ulëta, optimizmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden teksa fliste për arritjet e samitit me homologun rus Vladimir Putin, ishte gati cinik. Përtej disa angazhimeve, pa ndonjëfarë peshe, për rikthimin e diplomatëve apo çështjeve që lidhen me sigurinë kibernetike, ajo çfarë Biden përvetësoi nga kjo pikëprekje liderësh ishte një cirk i shëmtuar diplomatik. Nga ana tjetër, Putin mori gjithçka që synonte e diç më tepër.

Qëndrimin pak më rozë se ç’i takon presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden e konfirmoi pak orë përpara samitit kur u shpreh se te Putin shihte një kundërshtar të denjë. Duke marrë parasysh që më herët i pari i Amerikës e ka quajtur presidentin rus një vrasës, kjo deklaratë u përfol jo pak në media. Më vonë u kuptua që ky do të ishte toni i gjithë dialogut mes liderve. Megjithatë, as lëvdatat dhe as fjalët e ngrohta nuk do të zbusnin mllefin e grumbulluar prej vitesh nga Putin, që priste prej kohësh një mundësi të tillë të ofruar në pjatë argjendi.

Pavarësisht se gjatë konferencës për shtyp kreu i Kremlinit tha se nuk kishte asnjë lloj keqdashjeje mes tij dhe Biden, ajo çfarë pasoi ishte një valë kritikash për politikat e ndjekura nga SHBA dhe stonimin që kjo e fundit tregon sa herë që “qorton” Rusinë.

I pyetur nga gazetarët për sulmet kibernetike ndaj institucioneve amerikane, Putin shfrytëzoi rastin për t’u shfajësuar duke paralelizuar situatën me sulmet në internet që janë bërë gjithashtu edhe ndaj Rusisë.

“Besoj se duhet të kishin nisur më herë konsultimet për sulmet kibernetike. Natyrisht të dyja palët duhet që të marrin përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre”, tha Putin.

Por presidenti rus nuk u ndal vetëm tek agresionet e ndërsjellta kibernetike. Durimi i treguar përgjatë viteve e shpërbleu me frytet e veta pasi rrethanat e takimit i dhanë atij më tepër arrogancë dhe vendosmëri teksa fliste mbi mungesën e stabilitetin politik në Amerikë. Putin nuk e la shancin t’i shpëtonte nga duart dhe komentoi ironikisht trazirat e 6 janarit në Kapitol apo edhe vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

“Shumë njerëz me ngjyrë në Amerikë nuk kanë as ku të ankohen, pasi sa hapin gojën i pret vdekja”, theksoi Putin.

Kur u pyet për arrestimin e kritikut të tij më të madh Navalny-t, kreu i shtetit rus tha se ai donte vetë të arrestohej. Putin u shpreh se Alexei Navalny e kishte shkelur ligjin për vite me radhë dhe se e dinte së çfarë do të merrte në këmbim të kësaj.

Sa i takon aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia, Putin tha se aktiviteti ushtarak në atë zonë ishte në zbatim të legjislacionit ndërkombëtar dhe se në fakt amerikanët ishin agresorët sepse kishin ndërtuar fortifikime të panevojshme në kufirin rus.

Çfarë tjetër asimiloi Putin nga ky samit?

Qartazi të gjithë kushtet e këtij takimi favorizuan presidentin rus. Si fillim, takimi u kërkua nga SHBA-ja, që për sa i takon Kremlinit kjo mund të lexohet si një tregues që Putin është në të njëjtin nivel me presidentin amerikan.

“Këtë do Putin, të flasë me SHBA-në si të barabartë dhe në të tilla rrethana ku asnjë palë nuk mund të ketë kërkesa apo pretendime më të mëdha se tjetra”, tha Oleg Ignatov, një analist politik rus. Ignatov shtoi se në rast se Putin nuk do të merrte atë që donte, ai do të vijonte të presiononte Biden-in. Sipas analistit, qëndrimi i SHBA-së i fitoi shumë pikë Rusisë dhe kontribuoi në suksesin dhe afirmimin e Putin si një lider kryesor botëror.

Për shumë mbështetës të kreut të Kremlinit, takimi me Biden dhe gjithcka u arrit tregoi qartë se Rusia është një kockë shumë e fortë për t’u përtypur. Gjithkush prej tyre mund të argumentojë se presidenti i shtetit më të madh në botë arrin të ulet në tryezë dhe të vendosë kushte ndaj homologut amerikan, që për më shumë ka pas vetes gjithë mbështetjen e Perëndimit.

Sigurisht ngjarjet e të mërkurës demostruan edhe njëherë se sado që Perëndimi të flasë ashpër ndaj Rusisë, përsëri është i paaaftë për të mbizotëruar mbi Putin-in dhe aleatët e tij. Ndonëse në optikën e kundërshtarëve të Putin, ky i fundit nuk është ndëshkuar asnjëherë sa duhet për sa i takon helmimit të kundështarëve të tij politikë, ndërhyrjeve në zgjedhje të një shteti tjetër, mbështetja ndaj diktatorëve si rasti i Bashar al-Assad dhe aneksimi i territoreve të huaja, pak progres është bërë për ta vendosur atë përpara përgjegjësisë.

Shkurtimisht, Putin shkoi në Gjenevë duarbosh dhe u kthye në shtëpi plot me dhurata dhe fitore diplomatike.

Paraardhëse

Zakonet që do të ndryshojnë jetën tuaj për mirë

Pasardhëse

A do të jetë sërish ministre? Etilda Gjonaj flet për të ardhmen e saj në politikë dhe ftesën e Ramës për Bashën: Askush nuk e mohon

Pasardhëse

A do të jetë sërish ministre? Etilda Gjonaj flet për të ardhmen e saj në politikë dhe ftesën e Ramës për Bashën: Askush nuk e mohon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.