• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Samiti i SEECP, Begaj në Mal të Zi: Situata e sigurisë në Evropë ka ndryshuar

27 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Kryesisë së Radhës së Malit të Zi të, në kuadër të Samitit të Nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

Takimi u organizua nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Podgoricë, në mbyllje të Kryesisë së Radhës së SEECP-së nga Mali i Zi.

Presidenti Begaj, i cili kryesonte delegacionin shqiptar në Takimin e Nivelit të Lartë, mbajti një fjalë për të pranishmit, si dhe dha një prononcim për mediat. Gjatë prononcimit për mediat, Presidenti fillimisht përgëzoi Malin e Zi për Kryesinë e Radhës të SEECP nga Mali i Zi, duke konsideruar çdo nisëm që ka synim afrimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal të domosdoshme dhe të nevojshme.

“Vetë prezenca në këtë nisëm e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, tregojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë, dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në rrugëtimin e tyre euroatlantik,” – tha Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit shtoi më tej se sfidat e shumta me të cilat po përballen shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve të Evropës Juglindore janë të ngjashme, ndaj për zgjidhjen e tyre kërkohet angazhim i përbashkët, ku të përdoren praktikat më të mira dhe eksperiencat më të mira.

Duke u ndalur tek sfidat e sigurisë, Presidenti Begaj nënvizoi se: “Natyrisht që situata e sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë ka ndryshuar. Fokusi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është rritur, është fuqizuar, dhe ne si vende të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore duhet të bashkëpunojmë më mirë rreth sfidave të cilat shqetësojnë më shumë popujt tanë, siç është sfida e sigurisë, sfida e bashkëpunimit ekonomik, sfidat e lidhura me energjinë, me infrastrukturën, me agjendën e gjelbër apo me transformimin digjital.”

Duke e konsideruar samitin si të suksesshëm, Presidenti Begaj shtoi më tej se vetëm duke qenë të bashkuar e të unifikuar, mund të përballohen sfidat e së ardhmes.

Në fund të prononcimit të tij, Presidenti Begaj përgëzoi Maqedoninë e Veriut për Kryesimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës.

Paraardhëse

“Nuk e mohoj, në Arabi për paratë”, Koulibaly: Tani mund të ndihmoj familjen, do ndërtoj një klinikë

Pasardhëse

Dëshironi të punoni në Gjermani? Por përpara mësoni sa iu ‘rëndon’ xhepin të jetoni dhe paguani taksat

Pasardhëse

Dëshironi të punoni në Gjermani? Por përpara mësoni sa iu 'rëndon' xhepin të jetoni dhe paguani taksat

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.