• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama e harron Kosovën, kancelari Sholtz ia kujton

16 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në hapje të samitit të Berlinit kryeministri Rama e mori fjalën i pari si mikpritës. Ai foli më gjatë nga të gjithë dhe përmendi në një paragraf të tërë sulmin e Hamasit ndaj Izraelit:

‘Ndërkohë që jemi solidarë me Izraelin, përhapja e tmerrshme e urrejtjes dëshmon dhe një herë që pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi midis e përreth komunitetit tonë demokratik’. Natyrisht ai nuk harroi as konfliktin Rusi Ukrainë: ‘ne jemi të bashkuar kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë’.

Por ndërsa nuk harroi të dënojë Hamasin dhe Moskën Rama nuk gjeti dot kohë të dënojë atë që në rezolutën e fundit të parlamentit shqiptar etiketohet si ‘sulmi terrorist i Serbisë’ në Banjskë të Kosovës. Pra në një samit me fokus rajonal lideri global gjeti kohë për problemet e rruzullit, por jo për ato të vllezërve fqinjë.

Kjo diferencë u bë edhe më e madhe kur menjëherë pas Ramës fjalën e mori kancelari gjerman Sholz. Natyrisht si shef i qeverisë gjermane ai përmendi ngjarjet e Izraelit dhe Ukrainës, por nuk anashkaloi ato të Kosovës. Ai i përmendi shprehimisht krizat e rajonit, ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe këmbënguli se ato duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Pyetja është: pse e shmangu Rama përmendjen e ngjarjeve në Banjskë ndryshe nga kancelari gjerman? Është e vështirë të besohet se ai e ka harruar këtë temë të nxehtë. Ndoshta ai nuk ka dashur të flasë në sy të kryeministres serbe Bernabiç, ose ndoshta e ka pasur të vështirë të mbajë të njëjtin qëndrim që sanksionoi parlamenti për të treguar me gisht sulmin terrorist të organizuar nga Beogradi.

Nga ana e tij kryeministri Kurti e përqendroi qëndrimin e tij tek sulmi i 24 shtatorit: ‘Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme.

Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia.

Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar’, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Paraardhëse

Samiti i Procesit të Berlinit, Von der Leyen: Jemi në Tiranë, por sytë e botës janë në Izrael dhe Palestinë

Pasardhëse

Rama: Samiti i Procesit të Berlinit ka hapur një rrugë që do të jetë më e zgjeruar vitin tjetër

Pasardhëse

Rama: Samiti i Procesit të Berlinit ka hapur një rrugë që do të jetë më e zgjeruar vitin tjetër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.