• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Samiti i fundit i BE-së për “makinën e kompromisit” Angela Merkel, çfarë përmbante video që u shfaq në samitin e fundit

23 October, 2021
në Botë, Kryesore
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një video që zgjati dy orë e gjysmë me imazhe nga çastet më interesante të samiteve të BE-së me një kolonë muzikore me piano. Një fjalim, në të cilin u theksua, një samit i BE-së pa Angela Merkel-i është si Parisi pa kullën Eiffel apo si Roma pa Vatikanin. Dhe një skulpturë si dhuratë lamtumire, që paraqet Këshillin Europian në Bruksel. Kështu iu shpreh lamtumira Merkelit prej kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe 26 homologeve dhe homologëve të kancelares gjermane nga vendet anëtare. Nisur nga fakti që me gjasë në dhjetor në samitin e radhës postin e kancelarit si pasues i Merkelit do ta marrë socialdemokrati Olaf Scholz, ky takim i 107 i BE-së në nivel të lartë është i fundit për kancelaren Merkel.

“Oaz i qetësisë brenda BE-së”

Ndërsa kancelari austriak Alexander Schallenberg e përshkroi Merkelin si „oaz i qetësisë brenda BE-së” dhe si „padyshim një europiane të madhe”, kryeministri i Luksemburgut nxorri në pah një të fshehtë, kur tha, se: “Shumica e njerëzve nuk e dinë, por zonja Merkel ishte një makinë kompromisi.” Dhe: “Mua do të më mungojë shumë ajo.”

Faktikisht është pikërisht aftësia e Merkelit, që ka mundur të ndërmjetësojë mes pozicioneve të ndryshme në BE, ajo çfarë mund t’u mungojë këtej e tutje të 26 krerëve të BE-së.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti atë „një faktor stabiliteti”, që në kohë të vështira politike ka qenë absolutisht i nevojshëm. Për këtë, tha ai, e vlerësoj shumë atë.

Angela Merkel vet zgjodhi fare pak fjalë emocionuese kur doli para gazetarëve pas takimit dyditor në Bruksel. Ajo tha, se largohet në një kohë, që i krijon asaj shqetësim. „Ne kemi mundur të përballojmë shumë kriza.” Por: “Problemet e hapura për pasuesin tim janë të mëdha.”

Dy tema, që sipas Merkelit preokupojnë më së shumti unionin janë migracioni dhe mbrojtja e shtetit ligjor, e këto dy tema dominuan edhe samitin e BE-së.

Kryeministri polak Mateusz Moraviecki ishte në fokus. Polonia prej vitesh është duke e rikonceptuar sistematikisht sistemin e drejtësisë. Edhe pse kjo temë prej kohësh po e përçan unionin, Gjykata Kushtetuese polake e ka nxitur debatin në një nivel të ri, pasi gjykoi, që pjesë të së drejtës së BE-së nuk përputhen me të drejtën kombëtare në Poloni. Në një konferencë shtypi pas samitit Moraviecki i akuzoi disa shtete të BE-së, se nuk po e kuptojnë drejt reformën në drejtësi të Polonisë. Polonia nuk ka problem me shtetin ligjor, sipas tij.

Por shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish të BE-së kanë një mendim tjetër për këtë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkoi „gjeste konkrete” nga qeveria polake.

Polonia luan një rol vendimtar në Bruksel edhe lidhur me grindjen e mbetur në vend-numëro për politikën e azilit dhe të migracionit në BE. Ashtu si edhe shtetet e tjera të BE-së Polonia akuzon kreun e shtetit fqinj Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, se po nxit ardhjen e të arratisurve dhe migrantëve përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë drejt BE-së.

Angela Merkel e quajti këtë veprim si një „kërcënim hibrid” dhe „instrumentalizim politik” në kurriz të njerëzve. Të gjitha shtetet e BE-së ndajnë këtë mendim, por nga ana tjetër nuk janë në unanimitet se si duhet të reagojnë ndaj kësaj situate.

Ndërsa Gjermania propozon sanksione, një sërë vendesh të BE-së, ndër to Polonia, Letonia dhe Lituania kërkojnë më shumë para dhe ndihma për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së.

Kancelari austriak Alexsander Schallenberg kërkoi, që BE të financojë dronë dhe gardhe kufiri. „Përse duhet që vetëm taksapaguesit lituanezë ta mbajnë këtë barrë, kur në fakt ata na mbrojnë edhe ne”, tha Schallenberg. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen , e hodhi poshtë këtë propozim. Gardhe me tela me gjemba dhe mure, sipas saj, nuk financohen nga BE.

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha, se BE-ja duhet të gjejë „ekuilibrin” e duhur për të vepruar konform të drejtave të njeriut.

Grindja për politikën e azilit dhe migracionit e preokupon prej vitesh BE-në. Ndonëse Komisioni i BE-së në vjeshtën 2020 prezantoi një pakt të ri migracioni, qysh atëherë asgjë nuk ka lëvizur. Gerald Knaus, kryetar i think-tank Nisma Europiane e Stabilitetit, sheh me shqetësim gjendjen në kufijtë e jashtëm të BE-së me Bjellorusinë: „Ne do të përjetojmë, se si njerëzit në dimër vdesin, sepse BE-ja nuk i lejon ata të hyjnë. Kjo është e tmerrshme.”

Që tema e migracionit në union nuk është zgjidhur ende, tha kancelarja Angela Merkel, kjo e bën BE-në të brishtë nga jashtë. Merkel vet pas 16 vjetësh në post nuk ia ka dalë të negociojë një zgjidhje, edhe pse ajo vlerësohet si „makinë kompromisi”.

Paraardhëse

Yuri Kim mesazh urgjent Kuvendit: Të rritet kërkesa e llogarisë ndaj qeverisë, SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Pasardhëse

Peleshi mesazh të rëndësishëm homologëve të NATO-s: Vëmendje më të madhe për Kosovën

Pasardhëse

Peleshi mesazh të rëndësishëm homologëve të NATO-s: Vëmendje më të madhe për Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.