• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

SAMITI/ Bushati: “Komisioni Europian ka vënë në dukje rëndësinë e veçantë të zbatimit të ligjit të Vetting-ut”

7 December, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Samitin e përvitshëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “Friends of Europe”, me temë “Ballkani – Duke nxitur ndërlidhjen gjatë rrugës për në BE”.

Duke u ndalur në miratimin e ligjit të Vetting-ut për jetësimin e reformës në drejtësi, Ministri Bushati u shpreh se “Komisioni Europian ka vënë në dukje rëndësinë e veçantë të zbatimit të ligjit të Vetting-ut si bazë e reformës në drejtësi dhe ndikimin që do të ketë në përmbushjen e prioriteteve të tjera kyçe”.

Ministri Bushati,  u ndal tek kontributi i veçantë e pozitiv që  ka luajtur anëtarësimi në BE në procesin e demokratizimit dhe shtet-konsolidimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe bashkëpunimin rajonal. Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke theksuar se “vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë partnerë të rëndësishëm dhe luajnë një rol të posaçëm në arkitekturën e sigurisë se kontinentit. Ndaj kjo qasje pozitive strategjike duhet reflektuar dhe në politikën e zgjerimit e cila do të jetë në përfitimin reciprok të të dyja palëve” – nënvizoi Ministri Bushati.

Ndër temat e diskutuara në Samit ishin rigjallërimi i procesit të integrimit europian, nxitja e biznesit dhe investimeve në rajon, ndërlidhja në rajon, migracioni, punësimi, bashkëpunimi rinor, dhe rreziku i radikalizmit.

Në këtë Samit të nivelit të lartë ishin të ftuar dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn, ish-Komisioneri Stefan Fule, Drejtorja për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm të BE-së Angelina Eichhorst, eurodeputetja Tanja Fajon, si dhe shumë personalitete të tjera dhe studiues të çështjeve europiane.

Paraardhëse

BERZH, 5 milionë euro për kreditimin e agrobiznesit

Pasardhëse

Linja hekurudhore Tiranë- Rinas- Durrës, vitin që vjen nis puna

Pasardhëse

Linja hekurudhore Tiranë- Rinas- Durrës, vitin që vjen nis puna

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.