• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Saliu kërkon t’u thotë amerikanëve se ‘Shqipëria është e imja’”, Ngjela plas deklaratën e fortë për Berishën dhe paralajmëron

3 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, situatën në Partinë Demokratike.

Sipas Ngjelës, Berisha donte të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk ia arriti.

“Sali ziu donte të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk…

Një “Nuk!” të fortë dhe me zë të lartë iu dha nga Grupi. “Nuk!”, ka kudo për këtë njeri-gënjeshtër, por ai vijon.

Qeshin të gjithë shqiptarët e ditur me të, por ai vijon, edhe pse takohet me mohimin që i bëhet kudo. Por ai vijon…

Sepse kërkon t’u thotë amerikanëve – Shqipëria është imja.

Dhe të gjithë qeshin me teatrin e tij absurd që ditë për ditë po u thotë shqiptarëve: po vjen pushteti i tij, domethënë – Godoja.

Por Godoja e Saliut nuk dëgjon nga veshët.

Kurse përkrahësit e tij e presin Godonë me seriozitet, edhe pse janë zënë liksh prej Saliut dhe nuk kanë ku të shkojnë.

Megjithatë, ata të afërmit e tij dje u mërziten shumë, sepse Saliu nuk e mori dot grupin parlamentar, edhe pse dhëndri i tij u bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të shkonin me Saliun, duke u thënë: hajdeni te Saliu se keq do ta kishin kur të vijë Godoja. Por ata nuk e dëgjuan.

Kurse Saliu nuk po flet. Siç duket është i bindur se do t’i vijë Godoja.

Por koha po i ikën, dhe asgjë nuk ka në vijë.

Godoja nuk po duket Sali.

Por…

“Ja, ja shikoheni”! Bërtet Saliu duke shtuar: “ja, te kthesa është Godoja, priteni, se do të dalë”.

Dhe koha ikën, dhe amerikanët qeshin me të, kurse shqiptarët i ka bezdisur sa nuk e shohin dot më me sy.

Por Saliu s’pyet, ai vijon përditë të mbledhë një grusht njerëzish, shumica të paguar, dhe vetëm flet.

Dhe televizionet kombëtare e transmetojnë, se paguhen, sigurisht.

Po Saliu, çfarë fiton? Asgjë nuk fiton, po zbut marazin dhe frikën e tij të brendshme me gënjeshtrat që i llomotit ditë për ditë, dhe nuk thotë asgjë.

Po si do të shkojë puna e tij?

Ja kështu, me Godonë në gojë, derisa Kuvendi i Shqipërisë të miratojë projektligjin që ka depozituar në Parlament kundër tij.

Çështje ditësh është…”-shkruan Spartak Ngjela në Facebook.

Paraardhëse

Kriza e energjisë, Kryeministrja suedeze jep alarmin: Ja çfarë pritet të ndodhë nëse nuk veprojmë shpejt

Pasardhëse

Shqiptarët filmohen poshtë pemëve në Francë në pritje të gomoneve për tu nisur drejt Anglisë (VIDEO)

Pasardhëse

Shqiptarët filmohen poshtë pemëve në Francë në pritje të gomoneve për tu nisur drejt Anglisë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.