• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Saliu dhe Likja krushq”, shpërthen kryeministri Rama dhe nuk lë gjë pa thënë: Mona është fara e zezë

21 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
141
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral që po mban në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë ka ironizuar opozitën teksa renditi arritjet e qeverisë së tij.

Rama tha se vota në drejtim të kundërt, do të thotë kthim mbrapa në kohë. Gjithashtu theksoi se Shqipëria është e bekuar prej Zotit, por është lënë në harresë, nga dora e mbrapshtë e robit.

“Ne këtu sot, natyrisht që kemi shumë arsye për t’i thënë vetes hajde. I themi vetes hajde ulemi sepse në fund të fundit shumë kemi bërë. Por, siç prindërit në një familje nuk mund ta bëjnë kurrë këtë, as ne nuk kemi të drejtë të flasim me gjuhën e lodhjes, gjuhën e mërzisë, të gjitha i kemi.

Unë jam i pakënaqur. Kush nuk është i pakënaqur, nuk ka asnjë shans të mos gjej motive të mos shkojë përpara dhe në këtë moment ndahen njerëzit, vazhdojnë me këmbëngulje përpara dhe mes atyre që janë të pakënaqëur dhe ulen në lartësinë që kanë arritur dhe duan majën që i kanë vendosur objektiv vetes. Ne tërmeti nuk na gjunjëzoi dhe të dalim nga tuneli i një pandemie që gjunjëzoi botën dhe ne Shqipëria që nuk jemi nga më të pasurit, më të zhvilluarit, sot jemi atje, në fashën e parë.

Si mund të themi boll, si mund të dëgjojmë ne atë zërin e brendshëm që shoqëron njeriun, çdo komunitetet, Komb, në komentet që sprovohet vendosmëria, në momentet kur sprovohet kurajo dhe durimi. Kemi bërë disa herë në historinë tonë mëkatin e dëgjimit të këtij zërit të brendshëm. Të gjithë na ftojnë të bëjmë një gjë, t’i shmangemi sfidës së vështirë, të mos vazhdojmë ngjitjen, por të fillojmë rrëshqitjen. Në kohën e Haxhi Qamilit njerëzit donin një drejtim dhe i mori i çoi pas berihait. Gati sa nuk na e thotë troç, nuk bëhet ky vend, Rrapush Xhaferri me autokolona makinash përshkoi të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë e prisnin me këngë e valle.

I thoshte burrave shkoni në kafe, birrari, se më keni mua. Më jepni dy dhe u jap 4, luajtën mendsh burrat. Shitën bagëti, shtëpi, gratë e shkreta e ndienin që këtu ka diçka që nuk shkon. Kjo na ka penguar të ngjitemi në majën ku na ka parë Zoti kur bëri Shqipërinë. Është një vend kaq i vogël që i ka të gjitha. Preket nga dy dete, ka majat e maleve me dëborë gjatë gjithë vitit dhe ka brigjet fantastike jo vetëm të deteve, ka lumenj të shumtë, e liqene të panumërta. Unë mendoj që Zoti Shqipërinë e ka bërë ditën e diel kur ka qenë pushim. S’ka pasur shumë punë të tjera dhe e ka bërë për telha. Çfarë e pengon Shqipërinë të ngjitet në majën. Dora e mbrapshtë e robit, s’e ka lënë të ngjitet në majë.

Sepse vetë ne kemi rënë pre e atij zëri që thotë mos se është më e lehtë kjo punë, ju më jepni votën dhe unë ua bëj jetën fushë me lule. Luli është si Rrapushi, po me ndryshim, Rrapushi vinte me makina të vjetra, ndërsa ata vijnë me të shtrenjta. Brenda atyre makinave, na kanë thënë patronazhistët, janë ata që duan të hapin bingot, sepse jeta është e kollajshme, Luli s’ka bërë një punë deri më sot dhe vetëm është ngjit si ajo kukulla që mbahet me të mira. E gjeti Saliu kukullën që t’ua nxjerri përpara dhe t’u thotë Partia e Re demokratike, është bashkuar edhe krushku, Meta dhe do bëjnë dhëndër Lulin. Ai thotë vetëm këtë më jep, sepse i di unë të gjitha. Po ndalem tek të gjithë tregtarët e Pazarit të Ri dhe të gjithë Shqipërisë. Pavarësisht, të gjithë këtu e kanë taksën zero, e kanë sot.

Edhe TVSH e kanë zero, më thoni ç’a tregtari është. Tregtar do të thotë të bësh llogari, jo që të bësh llogari dhe ajo të dali që taksën e ke 0 TVSH 0 dhe votën ia jep Lulit që ta bëjë 0.5. Jo vetëm që s’është 0.5, sepse Luli është një dardhë që e ka bishtin mbrapa. Dardhën e Lulit e ka parë Tirana. Ai i thoshte do të ulim çmimin e bukës, do e ulim. Kur ne vumë taksën 0 e vumë përpara dhe unë bëja gjëegjëza me Lalin dhe të tjerët dhe thash që do të bëj premtim më të madh se kjo, po si do e bëjë taksën më poshtë se 0. E bëri, tha do i jap 1 mijë euro në muaj të gjithë biznesit të vogël. Duhet të jesh vërtetë një njeri që të harrosh se si e ke hap dyqanin, se si e mban, si lufton përditë në dyqan që t’ia bësh hallall të djathtës, të gjithë këto të papritura.

Tirana e ka provuar, 4 vite, filluan gropat, dolën plehrat. Shumë njerëz thonë që s’do të kthehet mbrapa. Ore do të hapi bingot, do të vijnë drejtorët e policisë që nxirreshin për kriminelët. Ata gjendeshin zbuluar përballë kriminelëve, i vriste tradhtia. Aty brenda janë hajdutë, të doganave, tatimeve. Nëse ndodh ajo që s’ka për të ndodhur, nëse ndodh që ata të kthehen. Lulit i thotë hajde Gjino kaq e pate ti, e do të dali mbrapa Saliu dhe Iliri bashkë me farën e zezë që është Monika. Luli është dhëndri. Saliu dhe Liken ta kesh krushq për darkë. E ti thuash erdhëm ta marrim gocën. Tirana është në një test të madh karakteri”, – u shpreh kryeministri Rama.

Paraardhëse

Nisi takimin elektoral në Tiranë, kryeministri Rama përballet me të papriturën, shihni reagimin e tij (VIDEO)

Pasardhëse

De Biasi zbuloi emrin e patronazhistit të tij, vjen reagimi i fortë i Presidentit Meta: Si të mos e kesh edhe ti një spiun

Pasardhëse

De Biasi zbuloi emrin e patronazhistit të tij, vjen reagimi i fortë i Presidentit Meta: Si të mos e kesh edhe ti një spiun

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.