• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sali Berisha vijon t’i fshihet drejtësisë dhe të sulmojë SPAK, oficerët e GJKKO i trokasin sot në derë, nëse nuk shkon në 20 nëntor mund t’i drejtohen Kuvendit për “arrest shtëpie”

13 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas mosparaqitjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, tashmë oficerët e SPAK do t’i trokasin në derë ditën e sotme. SPAK si një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së reformuar shënoi rekordin e parë të goditjes së të paprekshmëve në Shqipëri, duke hetuar për korrupsion ish-kryeministrin për dy mandate dhe politikanin më të pushtetshëm të të djathtës, Sali Berisha. Krahas dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi që përfitoi mijëra m2 tokë të ish-kompleksit Partizani ku ndërtoi 19 kulla shumëkatëshe me firmën e vjehrrit të tij kryeministër, pozita ligjore është e rënduar edhe për Sali Berishën nën hetim për korrupsion pasiv për këtë aferë. Berisha refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës që i ka caktuar masën detyrim paraqitje dhe duke u fshehur pas imunitetit parlamentar pretendon se po shkelet Kushtetuta. Prej 21 tetorit, Sali Berisha i ka shmangur kontaktet me oficerët e policisë gjyqësore për të marrë prej tyre dijeninë për caktimin e masës së sigurisë. Në 26 tetor GJKKO pranoi kërkesat e dy prokurorëve të SPAK-ut Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe vlerësoi të ligjshme masën ndaj Sali Berishës, në mungesë, pasi u përfaqësua nga një avokat kryesisht pasi avokatët e tij me prokurë të posaçëm braktisën seancën. Sipas masës së caktuar nga GJKKO Berisha duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Të hënën e parë të muajit, 6 nëntor, ish-kryeministri nuk u paraqit. GJKKO ka refuzuar ndërkohë të gjitha kërkesat e avokatëve të Berishës për shuarje mase në datën 8 nëntor si dhe për përjashtimin e Irena Gjokës, kërkesë kjo e bërë dhe më herët. Hapi i radhës i mbrojtësve të tij është ankimimi në Apelin e Posaçëm duke argumentuar se është shkelur Kushtetuta seancë e cila ende nuk është caktuar. Mirëpo, GJKKO në vendimin e zbardhur, ka specifikuar se ish-kryeministri ka dijeni për masën e caktuar ndaj tij dhe e ka pranuar verbalisht në konferencë për shtyp si dhe ka sqaruar përse nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi. Sot, GJKKO do të bëjë një tjetër tentativë për të njoftuar ish-kryeministrin për masat në ngarkim të tij. Oficerët e GJKKO do tentojnë të njoftojnë Berishën pas disa refuzimeve nga ana e tij. Kjo pasi Sali Berisha duhet të paraqitet para oficeres së SPAK në datën 20 nëntor. Në rast se do të refuzojë edhe në këtë datë atëherë SPAK i lind e drejta për t’ju drejtuar Kuvendit për autorizim për rëndim të pozitës së tij duke kërkuar një masë më të rëndë siç mund të jetë ajo e arrestit në shtëpi.

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha duket se po tenton të luajë të gjithë gurët pas akuzave që ka ngritur SPAK. Ai ka dalë në terren duke kërcënuar me protesta e revolta. Berisha ishte këtë fundjavë në Durrës, aty ku dhe përmendi dhe burgun. “Edi Rama e ka kuptuar që ne do e fitojmë këtë betejë dhe sapo u ngritëm në këmbë si një opozitë e vërtetë, e pamposhtur, si një opozitë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do na tërheqë. Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë ne, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve. Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët. Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij. Vërsulet si një tradhtar i egër kundër Kosovës. U bëj thirrje se ju të gjithë e ndiqni politikën, për një moment mendojeni, Kosova kufizohet nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Shqipëria. Më thoni mua, a ka një kryeministër tjetër përveç Vuçiçit dhe Edi Ramës që sillet në këtë mënyrë ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij? Asnjë! Asnjë”, tha ai.

“Non-grata” bën thirrje për protesta

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se kaosi në Kuvend do të vijojë. Ndërkohë, ai bëri të qarët se nuk ka ndërmend të krijojë parti të re.“Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1991, qytetarët e Durrësit bënë copa këtu përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, njësoj si Kavaja që përmbysi diktaturën. Sot të gjithë jemi të thirrur në fushë për aktet e guximit. Në Parlament çfarë po bëjmë? Ne e dimë që ai nuk i plotëson kërkesat, por ne do qëndrojmë deri në pikën e fundit. Sepse ne duhet të vrasim frikën te të tjerët. Këto janë akte, simbole të guximit, por duhen për të vrarë frikën. Se ka ngjallur frikë ky biri i xhelatëve. Ka ngjallur frikë te qytetarët. Pra, ka një kohë sot, ka një kohë për çdo demokrat. Unë do ua them këtu, shumë nga ju mund të keni menduar se ne duhet të zgjedhim emër tjetër. Jo, ne nuk do zgjedhim emër tjetër”, tha ai.

Paraardhëse

Milaim Zeka: Këto janë 2 videot që do të sjellin arrestimin e Ilir Metës, pas ish-presidentit do të prangosen oligarkë të fuqishëm dhe pronarë mediesh, ja çfarë më thanë prokurorët e SPAK

Pasardhëse

“Kapiteni u largua si hero, do jemi pranë familjes”, postimi emocionues i Egnatias për Dwamena-n

Pasardhëse

“Kapiteni u largua si hero, do jemi pranë familjes”, postimi emocionues i Egnatias për Dwamena-n

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.