• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sali Berisha do të tërhiqet në shtator? Analisti i njohur tregon çfarë mund të ndodhë: Sjellja e tij egoiste do të ketë pasoja! Basha duhet të flasë

10 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
71
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Adri Nurellari u ndal te zhvillimet në vend, kryesisht te deklaratat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vendimin e tij për të mos u tërhequr nga Parlamenti dhe politika, pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Për analistin, ky është një veprim i gabuar dhe egoist nga ana e Berishës, që dëmton opozitën dhe forcon më tej qeverinë.

Pjesë nga intervista:

Deklaratat e forta të ish-kryeministri Sali Berisha, si i keni përcjellë?

Unë e kam shprehur që për të mirë të opozitës, këtë betejë duhet ta bënte i vetëm, jashtë Parlamentit. Në këto kushte, ai është një barrë për opozitën. Së pari, ne e dimë si votohen, se janë në listë fituese. Së dyti, opozita ka kërkuar të njëjtën gjë edhe për Tom Doshin apo raste të tjera. Opozita do të dobësohet dhe kreut të opozitës do t’i lidhen duart për të ngritur e mbajtur qëndrime të forta ndaj qeverisë, pikërisht se do të ketë aty ish-kryeministrin e shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Veprimi i Berishës për të mos u tërhequr nga Parlamenti është i papërgjegjshëm. Në politikë kur të jepet shansi të jesh kryeministër, duhet të jesh përherë mirënjohës. Berisha është më i privilegjuari në tranzicionin e Evropës, pasi iu dha shansi dy herë të ishte kryeministër. Më e pakta që duhet të bënte për votuesit dhe partinë, është që të mos e pengonte. Po tregohet super-egoist dhe aspak mirënjohës, sepse duke insistuar për të qëndruar aty, po dëmton opozitën.

Sa janë shanset që deri më 9 shtator të ketë një skenar të tërheqjes së z.Berisha?

Mesa duket jo. Shihet që ka një sjellje qëndrestare, kokëforte, të z. Berisha, e cila ka pasoja. Kjo tregon se ai nuk ka respekt, mirënjohje, përderisa është i gatshëm të dëmtojë aksionin opozitar. Kur them të tërhiqet, e kam fjalën për tërheqje nga politika, siç bëri Fatos Nano. T’iu jepet shansi të rinjve për të ardhur aty. Z. Berisha duhet të hapë rrugën, që të tjerë liderë të tregojnë veten. Nuk ka kuptim që ai të rri në Parlament. Z. Berisha kanë për ta sulmuar, nëpërkëmbur. Në sulmin e parë që t’i bëhet qeverisë, ata do ta kthejnë, duke u kapur me të. Kështu, ne do të kemi një qeveri edhe më të fortë.

A është e justifikuar heshtja e z. Basha?

Herët a vonë do duhet që ai të deklarohet. Më mirë është herët. Nuk e di çfarë po pret. Besoj se kur të vijë shtatori, do ta marrim vesh. Kam përshtypjen se po pret shtatorin, që të mbajë një qëndrim. Ai është në kushte shumë të vështira, mes disa zjarreve, por do duhet ta marrë këtë vendim, herët a vonë.

Paraardhëse

“Kam nevojë të marrë frymë!” Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet me maskë oksigjeni dhe ka një lutje për shëndetin e saj (VIDEO)

Pasardhëse

“Wall Street Journal”: Avioni i ri rus “Shah-mat” detyron dhimbjen e kokës në SHBA (VIDEO)

Pasardhëse

“Wall Street Journal”: Avioni i ri rus “Shah-mat” detyron dhimbjen e kokës në SHBA (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.