• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sako me gratë në Durrës: Kemi bërë shumë në drejtim të barazisë gjinore, të pranishme aktorja e madhe Margarita Xhepa dhe përfaqësuesja e OKB

30 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Bashkia e Durrësit, ka bërë shumë në mbështetje të grave dhe vajzave”, kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, në takimin e zhvilluar për barazinë gjinore me temë “Shoqëria fillon me të drejtat e Gruas”.

Në këtë takim organizuar nga Women Alb World, merrnin pjesë presidentja e kësaj organizate Mirela Mezani, koordinatorja e përhershme e OKB-së në vendin tone, Fiona Mccluney, zv/ministrja e jashtme Artemisa Malo, aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa, gazetarja angleze Alice Taylor, aktivistë dhe perfaqësues të institucioneve dhe organizatave që kanë në fokus mbrotjen e grave dhe vajzave.

Kryebashkiakja Sako, në fjalën e saj, tha gjithashtu se gratë dhe vajzat kanë qenë një mbështetje shumë e madhe në rrugëtimin 3-vjecar të saj në krye të bashkisë Durrës.

“Kemi bërë një punë shumë të madhe për gratë dhe vajzat. Janë hapur disa qendra sociale të shërbimit social në zonat periferike të qytetit. Ne ofrojmë shërbim psikologjik dhe mbështetje ligjore falas për gratë dhe vajzat që kanë nevojë, por edhe në drejtim të punësimit”, tha Sako.

Duke folur për punën që ka bërë bashkia Durrës për fuqizimin e rolit të gruas, barazinë gjinore dhe ndihmën e kategorisë së grave me probleme sociale, kryebashkiakja Sako tha se vetëm 3 vitet e fundit kemi ngritur 3 qendra të reja sociale në zonat periferike të bashkisë ndërkohë që në 9 qendra që kemi në bashkinë tonë marrin shërbim afro 1900 individë si: këshillim social, psikologjik dhe mbrojtje ligjore falas.

Po kështu, Sako theksoi se Bashkia ka ndërmarrë nisma edhe në drejtim të punësimit të grave e vajzave.

Kryebashkiakja shtoi se aktualisht në këshillin aktual bashkiak, 54 përqind e këshilltarëve janë gra dhe vajza me profesione të ndryshme.

Në këtë takim ka folur edhe Fiona Mccluney, koordinatore e përhershme e OKB-së në vendin tonë.

Ajo tha se kandidatët që marrin pjesë në zgjedhje, duhet të jenë modele të përfaqësimit dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve të grave dhe vajzave.

“Përfaqësuesit lokal duhet të kenë parasysh problemet e grave, sidomos në drejtim të punësimit”, tha ajo.

Takimi është përshëndetur edhe nga aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, e cila shprehu mesazhet e saj përmes një interpretimi emocionues.

Paraardhëse

Festë për katër finalistët e BBV, Efi-Luizit: Kam folur në telefon me mamin tënd dhe Jurgenën

Pasardhëse

“Ik p*rdhu ti dhe kush”, Nëna e Luizit ka diçka për t’i thënë Efit

Pasardhëse

“Ik p*rdhu ti dhe kush", Nëna e Luizit ka diçka për t’i thënë Efit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.