• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

“Saimit Tahiri ka filmime që e implikojnë Ramën”

19 October, 2017
në Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Qeveri antimafia me mbështetjen e gjithë forcave politike dhe largimi i Edi Ramës për t’i rikthyer vendit qetësinë”, kjo është ajo çfarë kërkon kreu i opozitës, Lulzim Basha. Gjatë një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së deklaroi se qeveria nuk është legjitime, pasi sipas tij është blerë me paratë e krimit.

“Qeveri antimafia me mbështetjen e gjithë forcave politike dhe largimi i Edi Ramës për t’i rikthyer vendit qetësinë. Rama duhet të largohet menjëherë. Rama ka drejtuar kupolën e krimit dhe ka përfituar direkt prej tyre”

Sipas Bashës, dosja “Habilaj” tregon sesi bandat kriminale ndihmuan Ramën të fitojë zgjedhjet. Basha kërkoi “t’i hapet rrugë një qeverie legjitime, jo të blerë me paratë e drogës”. Duke komentuar sekuestrimin e 4.5 tonëve narkotikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se ajo është pjesë e klanit Habilaj-Rama-Tahiri. Basha u ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë për vënien para përgjegjësisë së autorëve.

“Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, Prokuroria duhet të veprojë pa vonesë, të vërë prapa hekurave të gjithë anëtarët e këtij klani të rrezikshëm mafioz, duke nisur me Saimir Tahirin. Dosja Habilaj-Tahiri tregon sesi kjo bandë kriminale ka ndihmuar në fitimin e zgjedhjeve të qershorit. Edi Rama është kreu i narko-shtetit.”, tha Basha

Basha bëri deklarata të fortë, duke thënë se Tahiri ka fakte dhe përgjime që implikojnë Ramën

“Rama dhe Tahiri po bejne nje marreveshje. Tahiri ka dokumente, filmime dhe përgjime për përfshirjen e Edi Ramës me klanet mafioze. Rama e ka jetikë një marrëveshje me Tahirin në përpjekje për të shpetuar. As arrestimi i Tahirit nuk do ketë sukses përsa kohë që peshku më i madh është ulur në karrigen e kryeministrit”

Lulzim Basha sulmoi edhe kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako, që sipas tij sot u mundua të spostonte vëmendjen me shkarkimet e drejtuesve në Policinë e Elbasanit.

“Dua të dënoj përpjekjet e Haki Çakos për të tërhëqur vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm që u zhvillua me sukses për shkak të izolimit nga segmentet  e korruptuara të policisë. Ka kaluar një muaj kur opozita denoncoi me revoltë të madhe ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit. Veprimet e Haki Çakos sot nuk janë thjesht të vonuara, ato janë pa vend. Haki Çako në mos duhet të ishte dorëhequr, duhet të ishte shkarkuar. Katër tonëshi i kapur sot është maja e ajsbergut”, u shpreh Lulzim Basha.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh mes Ylli Bakës dhe Habilajve? Zbulohen foto jo vetëm në dasma

Pasardhëse

Rikthehen borxhet e qeverisë ndaj biznesit, në 8 muaj 65 mln euro

Pasardhëse

Rikthehen borxhet e qeverisë ndaj biznesit, në 8 muaj 65 mln euro

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.