• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes? E vërteta mund të mos ju pëlqejë

13 August, 2021
në Shëndet
0
77
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë, pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes.

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike.

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi, në fakt, nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafes në jetën e shumë njerëzve.

Megjithatë, disa preferojnë ta pijnë kafen pa përbërës të tjerë shtesë siç është sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.

Por sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes që pini?

Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e tepëroni me sheqerin!

Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gramë.

Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak.

Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sa sasia e sheqerit që përmban një gote me coca-cola.

E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi.

Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë.

Çka do të thotë më pak se dy lugë çaji me sheqer.

Pra, një lugë çaji e pak.

Sasia ditore e rekomanduar nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 gr sheqer si sasi e shëndetshme dhe e lejuar ditore.

Ose e thënë ndryshe 6 lugë çaji sheqer.

Por kujdes, kjo sasi rekomandohet përgjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë dhe kafen krahas ushqimeve të tjera.

Paraardhëse

Vendet më “dembele” në Europë, mësoni se ku renditet Shqipëria

Pasardhëse

Debati për Ballkanin e Hapur, Petro Koçi: Albin Kurti nuk e shpëton dot Berishën, kanë krijuar aleancë kundër SHBA

Pasardhëse

Debati për Ballkanin e Hapur, Petro Koçi: Albin Kurti nuk e shpëton dot Berishën, kanë krijuar aleancë kundër SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.