• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon

16 May, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kryeqytetin shqiptar Tiranë, në një kilometër katror jetojnë 562 persona. Dendësia e popullsisë për kilometër, është më se pesë herë më e lartë sesa mesatarja e vendit.

Pas Tiranës, vjen Shkodra, me 251 banorë për kilometër katror. Më pak banorë ka Gjirokastra, me vetëm 21.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, kryeqyteti shqiptar ka dendësinë më të lartë të popullsisë, sipas të dhënave që bëhen publike nga Eurostat.

Me diferencë të ngushtë është Beogradi i Serbisë (536), i ndjekur nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut (536).

Edhe si shtet, Shqipëria dominon në rajon, me 99 banorë për një kilometër katror. E dyta vjen Serbia me 90.5, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 73.7.

Mali i Zi, i cili raportohet vetëm si shtet, ka një dendësi prej 45.6 banorësh për një kilometër katror, ndër më të ulëtat në Europë. Të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë.

Ndonëse në rajon, Shqipëria dhe kryeqyteti kanë dendësinë më të madhe, sërish treguesi është shumë më i ulët se në vendet e tjera, sidomos kryeqytetet e mëdha.

Rekordin e mban Parisi me 20.5 mijë banorë që jetojnë në një kilometër katror. Në qendër të Athinës, densiteti është 11.3 mijë, në Bruksel 7.7 mijë, në Vjenë gati 5 mijë.

Në Romë ka 799 banorë për kilometër katror, në Madrid 855. Në Stamboll jetojnë rreth 3 mijë persona në një sipërfaqe prej një kilometër.

Në rang vendi, Shqipëria renditet në vendin e 21, nga 37 shtete që raporton gjithsej Eurostat. Rekordin në Europë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror.

Në Tiranë rritet dendësia e popullsisë, në Shqipëri bie

Pas viteve ’90, kryeqyteti ka qenë një magnet për të tërhequr banorët që vinin nga rrethet. Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar emigracion të brendshëm, ndërsa qytetet e tjera kanë parë një rënie të vazhdueshme të popullsisë, për shkak të rënies së emigracionit dhe të lindjeve.
Europa

Sipas Eurostat, në krahasim me vitin 2012, dendësia e Tiranës është rritur me 18%, ose me 84 banorë më shumë për një kilometër katror. Ndërkohë për gjithë vendin dendësia e popullsisë ka rënë me rreth 2% për të njëjtën periudhë.

Sipas Eurostat, dendësia e popullsisë në BE varion nga 18 në 1,693 njerëz për km².

Dendësia e popullsisë, që do të thotë numri i njerëzve për kilometër katror (km²), ishte mesatarisht 109 persona për km² në BE në vitin 2022.

Kjo vlerë ndryshonte ndjeshëm midis vendeve të BE-së. Dendësia më e lartë e popullsisë u vu re në Maltë (1 693 persona për km²), e ndjekur nga Holanda (518) dhe Belgjika (384). Nga ana tjetër Finlanda (18 persona për km²) dhe Suedia (26) kishin dendësinë më të ulët të popullsisë.

Krahasuar 2022 me 2002, ka pasur një rritje të densitetit të popullsisë në 18 nga vendet e BE-së, me rritjen më të madhe në Maltë (nga 1 255 në 1 693 persona për km²), Luksemburg (nga 173 në 253) dhe Belgjikë (341 në 384).

Rumania (95 me 81) dhe Bullgaria (71 me 60) patën uljet më të mëdha. Mesatarisht në BE, dendësia e popullsisë u rrit nga 105 persona për km² në 109 gjatë kësaj periudhe./Monitor

Paraardhëse

Pse i tërboi Athina këta turqit tanë këtu?

Pasardhëse

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Pasardhëse

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi paraqitet në SPAK

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.