• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sa është pasuria e Putinit? Publikohen të dhënat shokuese

31 January, 2024
në Botë, Lajme
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasuria e presidentit rus Vladimir Putin ka qenë prej kohësh objekt spekulimesh dhe thashethemesh. Ai ka një pagë zyrtare prej 140,000 dollarë në vit dhe një apartament zyrtar relativisht modest, raporton Business Insider.

Por një sërë asetesh shumë të vlefshme, duke përfshirë superjahte dhe një pallat të madh buzë Detit të Zi, janë lidhur me të përmes strukturave komplekse financiare.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka publikuar së fundmi të ardhurat e presidentit rus, në prag të zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen në Rusi.

Sipas të dhënave, të ardhurat totale të Putinit për gjashtë vjet arritën në 754,325.

Siç bëhet e ditur, Putin zotëron një apartament (77 metra katrorë) dhe një garazh (18 metra katrorë) në qytetin Shën Petersburg të Rusisë.

Përveç kësaj, ai ka tre vetura pasagjerësh – GAZ M21, prodhim i vitit 1960, GAZ M21, i prodhuar në vitin 1965, Niva, i prodhuar në vitin 2009 dhe një rimorkio Skif, e prodhuar në vitin 1987.

Presidenti rus gjithashtu thuhet se ka 10 llogari bankare që përmbajnë 607,289 dollarë. Ai gjithashtu zotëron 230 aksione të PJSC Bank në Shën Petersburg.

Putini siç thuhet, ka gjithashtu një apartament në Moskë (153.7 metra katrorë) dhe një vend parkimi (18 metra katrorë) në Shën Petersburg për përdorim të pacaktuar.

Ndonëse këto të dhëna janë thjesht publike, pak dihet për pasurinë e vërtetë të presidentit rus. Ai besohet se mban miliarda dollarë pasuri personale, pak dihet rreth shumës së saktë ose se ku mund të jetë ajo pasuri.

Putini nuk ka lënë thuajse asnjë gjurmë letre për asetet e tij – kryesisht pronat – të cilat janë të fshehura pas skemave komplekse financiare të organizuara nga të besuarit e tij, sipas një raporti “Panama Papers” të vitit 2016 nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues.

Ndër lukset që janë lidhur me miqtë dhe familjen e Putinit, por asnjëherë drejtpërdrejt me të, janë një mega-jaht prej 100 milionë dollarësh dhe një pallat i Detit të Zi që thuhet se është ndërtuar për përdorim personal të Putinit.

Paraardhëse

“Me atë që ka kërcyer me gjithë rruzullin”, Ilnisa ofendon dhe shfaqet xheloze ndaj Rikes për raportin me Meritonin

Pasardhëse

Moment i ndjeshëm në BBVK, Edona shpërthen në lot: Edhe unë kam dëshirë të kem fëmijë

Pasardhëse

Moment i ndjeshëm në BBVK, Edona shpërthen në lot: Edhe unë kam dëshirë të kem fëmijë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.