10 rastet e prekur me koronavirus ka detyruar qeverinë shqiptare të marrë masa të tjera shtrënguese për të evituar kontaktet fizike të panevojshme në ambientet publike. Për këtë arsye do të pezullohen ndeshjet sportive, kinematë dhe teatrot si dhe mbyllen ambientet argëtuese dhe palestrat deri në datën 3 prill.
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia si mjek në profesion, është pyetur se sa do të zgjasë e gjithë kjo situatë në vendin tonë?
“E gjitha duhet parë në kompleks, kemi humbur shumë kohë për ta parandaluar dhe ky është fakt. Mangësia në fazën parandaluese rrit pamundësinë për ta izoluar në kohë përhapjen dhe rrit mundësinë e komplikancave dhe nevojës për të patur mjetet dhe hapësirat adeguate për përballimin e tij. Pjesën e izolimit e shikoj të vaktë dhe gati gati jashtë kontrollit. Fokusi duhej të ishte për ta izoluar dhe penguar përhapjen e tij,” tha Spahia.







Diskutime rreth kësaj post