Deputetja Rudina Hajdari shprehet se dje i ka propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura.
Ajo shkruan se do i qëndrojë deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë përgjigje përfundimtare.
Hajdari tha se problemi që ka Këshilli është se Rama po kërkon të mbajë tepsine, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave.
“Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqesimi gjinor nuk garantohet në masën 30%.
Problemi që kemi në Këshill ështe se Rama po kërkon të mbajë tepsine, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz.
Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne.
Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë pergjigje përfundimtare”, shkruan Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post