Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë amerikan Jonathan Moore. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Rudina, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, krahas fotos që ka ndarë me Moore, shkruan se ky i fundit i ka mbështetur gjatë gjithë kohës pa kursim përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim dhe integrim.
Ndër të tjera ajo thotë se gjatë takimit i ka theksuar zyrtarit amerikan se Shqipëria ka nevojë për një klasë politike të shkëputur nga krimi dhe korrupsioni.
“Gjithmonë kënaqësi të bisedoj me Jonathan Moore, një nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit në USA i cili ka mbështetur gjatë gjithë kohës pa kursim përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim dhe integrim. Folëm gjatë për situatën në vend dhe i tregova mbi planet tona për të garuar me një iniciativë të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjë e cila u prit me entuziazëm dhe dashamirësi. I theksova se Shqipëria ka nevojë të ecë përpara dhe të shkëputet nga e kaluara e një klase politike të lidhur me krimin dhe korrupsionin”, shkruan Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post