• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrjedhja e pagave, Rama zbulon çfarë do të ndodhë duke nisur nga sot

23 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
640
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpre në konferencë të përbashkët me drejtoreshën e AKSHI-t se ngjarje të tilla si rrjedhja e të dhënave kanë ndodhur edhe në vende me kapacitetet më të larta të mbrojtjes si SHBA, Rusi apo Kanada. Rama tha se sistemi është krijuar më shumë se 8 vite më parë ku janë angazhuar forca teknike shqiptare dhe një vend i BE i cili ka mundësuar kredinë e butë për krijimin e tij. Kreu i qeverisë theksoi se do të merren në pyetje të gjithë inspektorët që kanë pasur askses dhe shtoi se nga sot AKSHI do të ketë një sistem sigurie shumë të lartë që do të regjistrojë edhe lëvizjet e mousit.

Deklarata e Ramës:

“Ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitetet shumë të larta edhe të mbrojtjes kibernetike që nga SHBA, Rusi, Kanada, Kjo është një sfidë e re e kohës. Dëshiroj të theksoj një fakt që është shumë i rëndësishëm. Sot qytetarët duan të dinë sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre me sistemin tonë që në rastin konkret me sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një program dhe një sistem digjital të krijuar më shumë se 8 vite më parë me një kredi të butë të një vendi të BE ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë që në krye të herës administratorë të këtij sistemi.

Në asnjë mënyrë nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta por për të thënë që ky sistem dhe ndonjë tjetër i përkasin një trashëgimie që po punohet me një proces të integrimit të plotë të sistemit të mbrojtjes që nuk është e lehtë për t’u bërë. Sistemi është një sistem ku kryhen miliona ndërveprime. Këto dy aspekte, ai i punës dhe i gjithë ndërveprimit të AKSHI me sistemin e tatimeve nuk janë në asnjë formë të lidhura me njëra tjetrën.

Kjo për të siguruar qytetarët për integritetin e të dhënave. Ne jemi të ekspozuar, ashtu si janë të gjithë. AKSHI është një institucion që funksionon me tre shtylla programimi, për mbajtjen e sistemeve, kërkimin shkencor por edhe mbrojtjen kibernetike që është pjesë e punës së AKSHI-t përballë çdo javë me sulme. Për të forcuar sistemin tonë të mbrojtjes po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike General Johns, që është e përfshirë aktualisht në vendin tonë në mbrojtjen e OST dhe KESH. Prej momentit kur ata janë përfshirë dhe deri më sot jemi të lumtur me performancën dhe rezistencën. Thënë të gjitha këto, këtu si thashë analizat paraprake tregojnë që eventualiteti i një sulmi kibernetik është minimal. Eventualiteti i ndërhyrjes nga brenda në sistem përmes individësh është shumë i lartë.

Kështu që ndërkohë që përforcimi i mureve mbrojtëse vazhdon në mënyrë sistematike, në këtë rast është e rëndësishme të bëhet një hetim i thellë me ekspertë të fushës dhe të merren në pyetje të gjithë inspektorët që kanë askes në sistem. Ky është një sistem i hapur, një sistem pune. Duke qenë se sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që lë gjurmë për çdo ndërhyrje, mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë, Kemi të bëjmë me faktorin njerëzor. Sistemi është relativisht i vjetër dhe ekspozimi bëhet më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë tjetër me një teknologji shumë më të lartë që bën të pamundur çdo veprim manual mbi sistemin. Edhe mekanik. Çdo futje e çdo personi në sistem është e regjistruar. Çdo lëvizje e miut digjital është e regjistruar”, tha Rama.

Paraardhëse

Mbështetësit e Sali Berishës i dërgojnë ultimatumin ‘bombë’ Lulzim Bashës

Pasardhëse

Spartak Ngjela del me deklaratën e fortë: Edi Rama të jap dorëheqjen

Pasardhëse

Spartak Ngjela del me deklaratën e fortë: Edi Rama të jap dorëheqjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.