• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrjedh vota e parë nga opozita parlamentare? Deputeti Maliqi zbulon çfarë i tha në telefon Murrizi dhe tregon a do e mbështesë Kodin e Ri Zgjedhor

9 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Lefter Maliqi edhe pse ra dakord me listat e hapura deklaroi se do të votojë reformën zgjedhore e cila tashmë ka edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Maliqi: Unë mendoj që kjo marrëveshje të jetë e sinqertë nga ndërkombëtarët. Pavarësisht se si do të vijë në komisionin e reformës. Kur të vijë drafti final, për fatin e vendit dhe për të pasur një demokraci solide në parlament, unë jam i detyruar ta votojë këtë nismë që është përshëndetur dhe nga ndërkombëtarët. Kur do që të bëhen listat e hapura unë do të jem sërish me to. Unë dhe rajonal me lista të hapura do të isha i kënaqur.

Kujtojmë se mazhoranca në Kuvend ka 78 vota, dhe i duhen edhe gjashtë të tjera, në mënyrë që të mund të kalojë Reformën Zgjedhore.

Maliqi foli edhe për telefonatën me Murrizin.

Maliqi: Një ditë para të enjtes kam pasur një telefonatë nga Murrizi, që a je dakort të këmbëngulim për lista të hapura dhe në telefon pa firmë në letrën që i drejtuan ambasadorëve Soreca dhe Kim, i kam thënë jam dakord por pa e firmosur që të ushtrohej trysnia që listat të hapeshin. Por të shtunën ambasadorja tha se topi kalon në fushën e PD. Basha tha se janë bërë përparime por është një çështje pa mbyllur, nuk ishte dakort për depolitizimin e komisionerëve. Është një fitore e PD në situatën ku jemi.

Sipas deputetit të opozitës, kryeministri Rama nuk do që reforma zgjedhore të kalojë në Kuvend pasi ka frikë nga fitorja e opozitës së bashkuar në zgjedhje dhe jo se e ka të pamundur të gjejë votat në radhët e opozitës parlamentare.

Maliqi: Këtë marrëveshje nuk e do Rama se i trembet opozitës së bashkuar. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në prill-maj, kam bindjen se do të jenë brenda prillit. Opozita e bashkuar shkon drejt fitores. Rama nuk do që marrëveshja të kalojë se po të dojë nuk e ka problem për votat e opozitës së re.Ku ta gjej që 39 deputetët të jenë në bllok po ku ishin këta, ata komandohen nga bandat e Ramës. Këta deputetë që kanë ardhur nga listat e partive opozitare kanë votuar nisma antiligjore dhe antikushtetuese vetëm në shërbim të Rilindjes, që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Paraardhëse

Deputeti Alimadhi kundër kolegëve të opozitës në Kuvend: Mos e bëni këtë gabim, është dështimi i radhës

Pasardhëse

Vranësira dhe reshje shiu, moti bën sërish kthesë, meteorologu i njohur tregon kur do rikthehen ditët me diell

Pasardhëse

Vranësira dhe reshje shiu, moti bën sërish kthesë, meteorologu i njohur tregon kur do rikthehen ditët me diell

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.