• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rritja e çmimeve në nivele alarmante”/ Deputeti demokrat ndez sirenat e alarmit: Ekonomia në këto 10 vite ka bërë regres duke varfëruar shqiptarët

12 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar problemet ekonomike.

Ai u shpreh se në këto 10 vite ekonomia ka bërë vetëm regres duke varfëruar shqiptarët, ndërsa shtoi se rritja e çmimeve të shportës së konsumit është në nivele alarmante.

Agalliu komentoi dhe kalimin e buxhetit në Kuvend, ku tha se qeveria mendon vetëm për klientët e saj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, DEPUTETI ARBI AGALLIU

Përshëndetje të nderuar qytetar!

Jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë problemet që ka sot ekonomia e Shqipërisë.

Në 10 vite kjo qeveri nuk mundi dot të krijoj në strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.

Në 10 vite kjo qeveri nuk krijoj dot avantazhet konkurruese dhe krahasuese të Shqipërisë. Sot ne nuk e kemi të qartë se në çfarë drejtimi do të zhvillohet ekonomikisht Shqipëria,

Në industrinë e shërbimit dhe hotelerisë?

Pra, investitorët e huaj nuk e kanë të qartë sesi dhe për çfarë do duhet të investojnë në Shqipëri. Kjo bënë që dhe paketa fiskale të mos ketë qartësi dhe të mos ndihmoj grupe të caktuara interesi për zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo sepse argumenti racional për të mirën e vendit është zëvendësuar argumenti klientelist për të mirën e xhepave të qeveritarëve.

Na ana tjetër kemi çmimet që rrite e rriten duke bërë të papërfillshëm atë pak rritje pagash që qeveria e trumbeton si sukses të madh. Të mos harrojmë që ka një dekadë që pagat nuk rriteshin për shumë sektor.

Rritja e çmimeve të shportës së konsumit është në nivele alarmant sidomos kur e krahasojmë me pensionet minimaliste apo dhe me pagat e një pjese të mirë të shqiptarëve.

Korrupsioni në administratën publike ka bërë që tregjet të deformohen duke mos lejuar konkurrencë por klientelizëm. Ai që punon ndershëm dhe paguan detyrimet ndaj shtetit rrezikon falimentin sepse përballet me atë që nuk paguan aspak sepse është i partisë apo e ka zgjidhur me shefin.

Në zonat rurale dhe periferike po bëhet çdo ditë e më tepër e vështirë për të përballuar shpenzimet e ushqimit bazë. Kjo përkthehet në largim masiv duke bërë që Shqipëria të boshatiset gjithmonë e më shumë.

Të nderuar qytetar, edhe në buxhetin që kaloi midis flakës dhe tymit, kjo qeveri mendoi vetëm për vete dhe klientët e saj. Parat do të shkojnë për koncesione dhe PPP ndërkohë që pensionistët do ti gënjejnë me një gjysmë gjel deti për fundvit.

Po kështu goditet edhe shtresa e mesme duke taksuar profesionet e lira e duke iu marr miliona euro, te cilat duhet të ishin në duart e shqiptarëve por tani më do të shkojnë në duart e qeveritarëve.

Partia demokratike ka denoncuar dhe denoncon këtë qeveri, abuzimet dhe vjedhjet e saj. Me këtë qeveri ekonomia në këto 10 vite ka bere regres duke i varfëruar shqiptarët gjithmonë e më shumë.

Paraardhëse

SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Berishën, zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit

Pasardhëse

Unaza e humbur prej 750 mijë eurosh gjendet në fshesën me korrent të hotelit

Pasardhëse

Unaza e humbur prej 750 mijë eurosh gjendet në fshesën me korrent të hotelit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.