• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Rritet zyrtarisht edhe çmimi i cigareve, zbuluoni se sa do kushtojnë tashmë

11 January, 2023
në Kosovë
0
445
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tashmë dhe çmimi i cigareve është shtrenjtuar. Zyrtarisht nga fillimi i këtij viti paketa Marlboro nuk është më nën 3 euro. Vitin e kaluar një pako e tillë e cigareve është shitur për 2.50 dhe 2.89 centë. Qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 250 milionë euro për blerje të duhanit në vit.

Qytetarët e Kosovës vitin 2022 e kanë mbyllur me rritje të çmimeve.

Por, edhe ky vit ka nis keq për ta. Rritja e çmimeve është vrenjtur që në ditët e para të 2023. Edhe produkti fort i konsumuar nga qytetarët e Kosovës është shtrenjtuar. Tashmë një pako cigare e markës Marlboro është bërë 3 euro, derisa vite me parë ishte shitur nga 2.50 deri në 2.89 centë.

“Cigare -Malboro e bardhë e fortë, 1 pako, tashmë është 3,00. Cigare – Marlboro 1 pako gjatë vitit të 2021 është shitur 2,80. Kurse në vitin e kaluar është shitur 2,89 centë”, thuhet në raportin e ASK.

Se qytetarët e Kosovës janë konsumues të cigareve tregon vlera e lartë që importohet çdo vit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti importohen 3,500 tonelata të cigareve me vlerë të mbi 90 milionë euro.

Kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, në një deklarim për media pati treguar se në vit,

Sipas tij, kjo shifër është barrë e rëndë për familjet në aspektin social.

“Është shifër shumë e lartë duke marrë parasysh buxhetin e Kosovës. Ndërsa, sipas disa analizave, ndër masat që çon në rritjen e vetëdijes të qytetarit është edhe rritja e çmimit të duhanit”.

Ngritje e re e vrullshme çmimesh ka nisur që në ditën e parë pas festës së Vitit të Ri. Që nga 1 janar 2023, qytetarët e Kosovës u përballën me çmime të reja të ngritura befasisht, të një numri produktesh elementare ushqimore, e sidomos të disa produkteve që lëndë të parë kanë qumështin.

Në këtë fillim vit kanë ndodhur shtrenjtime edhe te disa produkte të tjera të konsumit të gjerë. Sipas statistikave të ASK-së, çmimet kanë shënuar ngritje edhe te një numër produktesh të tjera.

Më saktësisht, sipas ASK-së, janë shtrenjtuar kafja e bluar, çaji, detergjenti për rroba e shampo për flokë. Çaji është shtrenjtuar për 67 centë.

Ndryshe, për vitin 2023, Banka Qendrore e Kosovës parasheh rënie të inflacionit.

Guvernatori i këtij institucioni, Fehmi Mehmeti, ka thënë se do të ketë ulje të inflacionit deri në 6 për qind.

“Pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 të kemi ulje të inflacionit deri në 6 për qind dhe kjo në masë të madhe do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pastaj do të ndikojë në rritjen e konsumit si komponent kryesor të rritjes ekonomike në vend”, ka deklaruar Mehmeti.

Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011 është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro./Monitor

Paraardhëse

Bislimi: Nëse Serbia s’tregon konstruktivitet deri në mars për dialogun, Kosova nis shqiptimin e gjobave për targat ilegale

Pasardhëse

Kryebashkiaku i Stambollit rrezikon deri në shtatë vjet burg

Pasardhëse

Kryebashkiaku i Stambollit rrezikon deri në shtatë vjet burg

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.