• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Rriten tensionet Greqi-Turqi, DW: Grindja nuk është e pazgjidhshme. Çfarë duhet të bëjnë të dyja palët

16 September, 2020
në Botë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jo larg ishullit, deri para pak ditësh parakalonte anija turke e kërkimeve, Oruc Resi e shoqëruar nga anijet luftarake turke, të cilat po ashtu ishin të rrethuara nga marina greke. Para disa javësh pati një përplasje mes dy anijeve, një “incident kritik”, siç raportuan shumë media greke.

Athina dhe Ankaraja akuzuan njëra-tjetrën, se janë përgjegjëse për incidentin. Pikërisht nga incidente të tilla kanë frikë njerëzit në Kastelorizo. Asnjeri nuk do luftë me palën tjetër. “Ne jemi miq dhe si familje”, thotë Tsiko. E nuk janë tensionet me Turqinë që u krijojnë shqetësim njerëzve në Kastelorizo, me to njerëzit janë mësuar megjithëse këtë vit tensionet ishin më të forta, problemin kryesor për ta e krijon pandemia. “Para Covidit kishim një marrëdhënie të ngushtë. Çdo ditë kishte aniije, me to shkonim në Kas apo njerëzit në Kas vinin tek ne. Mund të themi, se në përgjithësi kemi pak a shumë të njëjtat qëndrime. Ne si njerëz nuk na ndan gjë”, thotë Tsiko.

Shkallëzim mediatik

Njerëzit në Kastelorizo janë të zemëruar edhe për mënyrën, se si konflikti stilizohet nga ana mediatike. Mediat e çdo vendi kanë mënyrën e vet të raportimit, thotë Tsikos. Pala turke është ndoshta pak më agresive. Por as mediat greke nuk kontribuan shumë në uljen e shkallëzimit, përkundrazi. “Një televizion filmoi lundrimin parakalues të një anijeje greke dhe turke, dhe e etiketoi si “gati një kolidim” i ri. Ndërkohë që asgjë nuk kishte ndodhur.”

Askush në ishull nuk dyshon, se ka një konflikt. Me këtë njerëzit në të dyja anët jetojnë prej kohësh. Por raportimi i ekzagjeruar mediatik ka të bëjë pak me realitetin e njerëzve këtu. “Ajo që shohim në televizor nuk qëndron”, thotë pronarja e restorantit, Nista Kontou. Për shkak të Coronës ajo ka këtë vit shumë humbje. Aq më shumë e dëmton frika e përhapur nga mediat, tani ka edhe më pak klientë. ”Ishulli ynë është i sigurtë”, thotë ajo.

Më shumë politikë se grindje ligjore

Gati 500 vjet, Greqia ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Krijimi i Turqisë së sotme dhe Republikës helene ishin rezultat i luftërave të përgjakshme me shumë humbje nga të dyja palët. Rivaliteti me fqinjin lindor, armiqësia e vjetër mes grekëve të krishterë ortodoksë dhe Turqisë myslimane nuk janë ngulitur thellë vetëm nga arsimi shkollor. Kufiri i sotëm mes dy vendeve është vendosur vetëm në vitin 1923 me Marrëveshjen e Lozanës.

Alexandros Sarris, i lindur në Athinë është profesor për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit. Tema kryesore e tij është e drejta detare. Ai i sheh me shqetësim zhvillimet në kufijtë lindorë të vendlindjes së tij. “Erdogan flet për kufijtë e zemrës së tij. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me kufijtë e vërtetë. Unë besoj, se ai e ka fjalën për kufijtë e Perandorisë Osmane.” Në një kohë që retorika e presidentit turk ndodhet në ekspansion, ekonomia turke shënon rënie. Lira turka ka pësuar humbje të thella. A është në kohën e duhur një konflikt ushtarak? “Nëse nuk gabohem, sipas një teorie, ekonomia nuk bazohet në paqe, por e ka një këmbë në luftë. Ndoshta këto lojëra luftarake janë një përpjekje të paktën të fitojë për vete luftën ekonomike”, dyshon Sarris.

Jo enigmë e pazgjidhshme

Si ekspert për të drejtën detare, konfliktin greko-turk, Sarris nuk e sheh aq si problem juridik. “E drejta detare është një ndër aspektet e të drejtës ndërkombëtare, që më së paku ofron enigma. Ajo është e analizuar mirë dhe e përpunuar mirë në juridiksionin ndërkombëtar. Ka shumë pak zona gri, dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me atë se çfarë ndodh përtej 200 miljeve.” Grindja në Egje nuk është ndonjë risi juridike. “Çfarëdo që ndodh aty, është zgjidhur njëherë më parë në raste të tjera.”

Prandaj grindja është një çështje negociatash. Por që këto të jenë të suksesshme, duhet që të dyja palët të bien dakord për kuadrin juridik. Pikërisht në këtë pikë të dyja palët janë shumë larg njëra-tjetrës. Athina bazohet tek Konventa e OKB-së për të Drejtën Detare e vitit 1982. Sipas saj, çdo ishull ka një zonë të vetën ekonomike, gjë që e kufizon tejmase hapësirën e veprimit turk. Turqia nuk e ka nënshkruar këtë konventë dhe thotë, se ajo nuk është e praktikueshme në Egje. “Nga njëra anë Turqia e zbaton të drejtën detare në Detin e Zi, ku ajo e ka zgjeruar territorin e saj detar me 12 milje. Kur vjen puna tek Egjeu, Ankaraja nuk e njeh ligjin”, kritikon Sarris.

Pasi anija kërkimore turke, Orcu Reis është larguar nga zona kritike në Mesdheun Lindor, tensionet janë ulur. Sarris, i cili është shkolluar edhe në Universitetin e Harvardit për negociata, shikon në këtë grindje edhe hapësirë veprimi për Turqinë. “Turqia është një shtet bregdetar dhe nuk mund t’ia marrësh asaj të drejtat. Ajo ka qasje në Egje, në Detin e Zi dhe në Mesdhe. Ajo ka të drejta, por çështja është se si i zbaton ato. Në rastin e vendeve fqinje apo ato në anën tjetër të detit, kufijtë e jashtëm nuk mund të përcaktohen saktësisht me ligjin e Konventës Detare, thjesht sepse nuk hapësira nuk mjafton apo pretendimet janë të dyanshme.” Përgjatë Egjeut apo Mesdheut ka shumë vende. Pra duhen arritur ujdi, me shtetet që duan të zbatojnë të drejtën e tyre dhe jo të kërcënosh me dhunë.

Sarris nuk habitet, nëse negociatat mes dy vendeve mund të fillojnë, megjithë tensionet. “Tensione apo negociata ka pasur gjithmonë në histori.” Edhe njerëzit në Kastelorizo dëshirojnë që Ankaraja dhe Athina ta shuajnë grindjen. Atyre u nevojitet ndihmë për t’u rimëkëmbur pas një vere të përcaktuar nga Corona. Për probleme të tjera zë natyrës ushtarake njerëzit në këtë ishull nuk kanë nevojë./DW

Paraardhëse

OBSH: Bota është ende në fillimet e pandemisë

Pasardhëse

Plas mes deputetëve! “Mos guxo të kakarisësh si zhabë kanalesh”, Alimadhi ‘shpërthen’ ndaj Murrizit me tone të forta

Pasardhëse

Plas mes deputetëve! “Mos guxo të kakarisësh si zhabë kanalesh”, Alimadhi ‘shpërthen’ ndaj Murrizit me tone të forta

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.