• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rriten me 7% rrogat për të gjithë ushtarakët dhe hapen 400 vende pune të lira në Forcat e Armatosura, nga 1 prilli shkon në 40 mijë lekë paga minimale në vend, zbardhen disa nga vendimet e qeverisë

2 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria shqiptare miratoi ditën e djeshme një sërë vendimesh lidhur me ecurinë ekonomike të vendit. Ashtu siç është paralajmëruar dhe në fillim të këtij viti, paga minimale për të gjithë punonjësit në vend do rritet deri në 400 mijë lekë. Ky vendim merr fuqi ligjore nga 1 prilli. Nga ana tjetër, të gjithë pjesëtarët e forcave ushtarake të vendit përfitojnë rritje page me 7%. Në kuadrin e rritjes së radhëve dhe përmirësimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, është hapur aplikimi për 400 vende në ushtri dhe forca detare. Po ashtu, është llogaritur dhe kompensimi financiar për çdo punonjës të sektorëve ekonomikë të nomenklaturës së veprimtarive në industri përpunuese, bujqësi, pyje dhe peshkim, e nxitur nga rritja e pagës minimale. Efekti financiar përllogaritet në 452 milionë lekë. Lidhur me sektorin e bujqësisë, qeveria do të mbështesë financiarisht fermerët me 330 milionë lekë (3.3 miliardë lekë).

Rriten me 7% pagat për ushtarakët, Peleshi: Mesatarisht arrin në 87 mijë lekë

Pas përfundimit të mbledhjes së djeshme të Këshillit të qeverisë, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi konfirmoi për mediat para Kryeministrisë se Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagës me 7% të pjesëtarëve të forcave ushtarake në vend. Ai theksoi se paga mesatare arrin në 87 mijë lekë (870 mijë lekë të vjetra). Ministri vlerësoi se këto rritje financiare për të gjithë ushtarakët shqiptarë bëhet për t’u afruar me standartet e NATO-s. “Është miratuar rritja e pagës me 7% për të gjithë ushtarakët. Siç e keni vënë re, rritja e pagave nuk ëhstë më një fenomen spontan, është duke u bërë i përvitshëm, do të kemi rritje pagash që ushtarët të trajtohen me paga dinjitoze. Ne duam të arrijmë nivelet e hapësirës ku bëjmë pjesë, në NATO. Nëse jeni 18 vjeç dhe jeni pranuar në Akademi, menjëherë fillon pagesa prej 55 mijë lekësh, plus 10 mijë lekë që është trajtimi ushqimor. Studentët jo vetëm që nuk paguajnë, por paguhen me rrogën bazë të një ushtari. Paga rritet sipas gradave dhe niveli mesatar me këtë vendim është 870 mijë lekë”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Nis aplikimi për 400 vende të lira në FA për ushtarë dhe detarë

Ndërkohë, nga ky vit nis dhe aplikimi për pjesëtarë të Forcave të Armatosura si ushtarë dhe detarë. Disa prej kritereve që duhet të plotësohen janë: mosha e rekrutimit 18-27 vjeç, përjashtim për personelin mjekësor të FA që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç, gjatësia trupore për meshkujt mbi 1.65 m dhe për femrat mbi 1.60 m. Përfitimet janë: mundësi promovimi në detyrë dhe ngritje në gradë, të ardhura të kënaqshme mujore, shërbim shëndetësor për vetë anëtarët e FA dhe familjarët e tyre, kurim i specializuar brenda dhe jashtë vendit, sigurim shoqëror dhe përfitime suplementare pas përfundimit të karrierës, mundësi arsimimi dhe kualifikimi ushtarak brenda dhe jashtë vendit pa pagesë, përgatitje fizike sipas standardeve të NATO-s, angazhim në misione paqeruajtëse në kuadrin e NATO-s, OKB, BE me përfitime financiare të konsiderueshme, lehtësira për qira banese, transfertë bashkëshorti/e, trajtim me ushqim, pagesë transporti dhe kredi me norma të lehtësuara për banesën e parë të familjeve ushtarake.

Paga minimale bëhet 400 mijë lekë, nis nga 1 prilli

Nga 1 prilli, paga minimale në Shqipëri do të rritet në 40 mijë lekë. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, kjo pagë do llogaritet për 174 orë punë në muaj dhe paga minimale bazë orare duhet të jetë afro 23 mijë lekë (22.900 lekë).

Kompensimi financiar 1674 lekë për periudhën prill-dhjetor, efekti 420 mln lekë

Kompensimi financiar për punonjësit në sektorët e industrisë përpunuese, bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit do llogaritet në 1674 lëkë në muaj, si pasojë e rritjes së pagës minimale. Ky kompensim do të kryhet në periudhën prill-dhjetor 2023. Qeveria ka llogaritur se efekti financiar i kompensimit, i krijuar nga rritja e pagës minimale, është 452 milionë lekë dhe do përballohet nga “Fondi i kontigjencës”, që është miratuar për buxhetin e shtetit të këtij viti.

Krifca: 330 milionë lekë për fermerët, 140 milionë lekë për ata që përdorin naftë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca deklaroi se qeveria do të mbështesë fermerët me 330 milionë lekë, nga të cilat 140 milionë lekë do të jepen për subvencionimin e fermerëve që përdorin naftë. Nga ana tjetër, Krifca shtoi se do të mbështeten dhe anijet e peshkimit, fermerët e prodhimit të luleshtrydheve, rrushit, perimeve, etj. “I gjithë totali i mbështetjes është 3.3 miliardë lekë. Të gjitha sistemet që kanë të bëjnë me naftën do të financohen me 1.4 miliardë lekë. Anijet e peshkimit do të mbështeten gjithashtu, sistemet e prodhimit në sera, gjithçka që ka të bëjë me perimet, rrushin apo luleshtrydhet. Edhe këtë vit do të vazhdojmë me mbështetjen e tregjeve të reja në bashkëpunim me bashkitë. Sidomos me bashkitë që nuk kanë mundësi të hapin tregje të reja. Së fundmi do të vijojmë me politikën tonë të skemës kombëtare të trjanimit për rinovimin e dijeve për fermerët tanë”, tha fillimisht Krifca për mediat.

Inkubatorë për prodhimet bujqësore

Për revoltën e shumë fermerëve që po presin pemët frutore dhe po flakin prodhimet e kalbura, ministrja Krifca nënvizoi se po ngrihen inkubatorë për çertifikimin e prodhimeve bujqësore, me ndihmën e shtetit. Ajo përmendi rastin e fundit në Korçë, ku është ngritur një inkubator për konservimin e kumbullave dhe qershive. “Në Korçë isha para dy javësh dhe atje po ndërtojmë një inkubator, ku bashkë me fermerët dhe bashkitë, kumbullat dhe qershitë do t’i mbledhim në laborator, do t’i çertifikojmë për t’u shtuar vlerën. Po shohim mundësitë për të zbutur këtë fenomen”, përfundoi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Paraardhëse

“Big Brother të lajmërojë policinë”, çfarë ndodhi dje gjatë largimit të Evës

Pasardhëse

“Ti në nominim, Dea Mishel e preferuar, e kupton ku je?” Luizi kapet me Armaldon

Pasardhëse

“Ti në nominim, Dea Mishel e preferuar, e kupton ku je?” Luizi kapet me Armaldon

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.