• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Rreziku nga koronavirusi! Njihuni me dy faktorët që kanë rritur sëmundshmërinë e mushkërive te shqiptarët

25 March, 2020
në Shëndet
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sëmundjet që prekin mushkëritë gjatë dekadës së ardhshme do të jenë shkaktari i tretë i vdekjeve në botë për shkak të ndotjes ambientale dhe pirjes së duhanit parashikon një studim i fundit i Shoqatës Europiane të Sëmundjeve Respitarore (ERS).

Më së shumti përgjegjës për shkatërrimin e mushkërive janë sëmundjet Polmunare Obstruktive Kronike (SPOK). Në zonat me ndotje të lartë si Tirana dhe qytete të tjera të mëdha ka prevalencë më të lartë te sëmundshmërisë. Tani kur bota po përjeton emergjencën e krijuar nga virusi Covid që shkatërron pikërisht mushkëritë të sëmurët me SPOK janë më të rrezikuar. Pneomulogët pohojnë se ka një rritje të prevalencës se SPOK-ut në tre dekadat e fundit.

Luan Durmishi mjek pneumolog thotë se, SPOK favorizohet nga rritja e theksuar së ndotjes ambientale. Ai tha se të sëmurët nga ky çrregullim janë rritur edhe në Tiranë, pasi faktorët e ndotjes janë më të lartë. Ndotja e lartë dhe duhanpirja janë faktorëpërgjegjës për zbritjen e sëmundjes në moshat e reja. Vitet e fundit sëmundja ka zbritur edhe moshës 40 vjeç, teksa zakonisht është karakteristikë e moshës së tretë, sqaroi ai.

Studimet rreth Covid po tregojnë se, qytetet me ndotje të lartë kanë një prevalenvcë më të lartë humbjesh.

Javën e kaluar një analizë është cituar gjerësisht nga Shoqata italiane e Mjekësisë së Mjedisit (SIMA) dhe Universitetet e Bolonjës dhe Bari, sipas së cilës ndotja e ajrit në zonat urbane mund t’i vërë qytetarët në rrezik më të madh nga koronavirusi, pasi cilësia e dobët e ajrit shkakton hipertension, diabet dhe sëmundje të frymëmarrjes, të gjitha kushtet që lidhen me vdekshmërinë nga pandemia.

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik ka gjetur se në vitin 2016 në krahasim me vitin 2005 kishte prova të një rritje të shkallës së vdekshmërisë që i atribuohet sëmundjes ishemike të zemrës (rritje prej 19%), sëmundjes cerebrovaskulare (rritje prej 9.5%) dhe kancerit të mushkërive (18.8% rritje). Për më tepër, në vitin 2016, në krahasim me 2005, u gjet rritje prej 21% të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe 10.9% rritje të sëmundjes pulmonare kronike obstruktive (SPOK).

SPOK-u zakonisht zhvillohet për shkak të dëmtimit afatgjatë të mushkërive nga substanca të dëmshme nga tymi i cigares, apo ndotja e ajrit. Profesionet të cilat njerëzit janë të ekspozuar ndaj pluhurit, tymrave dhe kimikateve, gjithashtu mund të kontribuojnë në zhvillimin e SPOK- ut.

Burimet tregojnë se në Spitalin e Mushkerive “Shefqet Ndroqi” ne Sauk, çdo vit regjistrohen rreth 600 raste te reja me kancer ne mushëkri. Duke parë rritjen e duhanpirjes me ritme të shpejta tek adoleshentet dhe femrat dhe ndotjen e ajrit, mjeket paralajmërojnë se pas 20 vitesh këto sëmundje do të prekin akoma më shumë jetë njerëzish.

Paraardhëse

Lajm i mirë! Drejt shërimit 62 vjeçari i infektuar me koronavirus në Elbasan

Pasardhëse

Lajm i fundit! Tërmet me magnitudë 7.6 në Rusi, alarm për cunami në 3 shtete

Pasardhëse

Lajm i fundit! Tërmet me magnitudë 7.6 në Rusi, alarm për cunami në 3 shtete

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.