• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Rreth Flamurit të përbetuar…!

12 October, 2017
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Shumë njerëz nga PD, miq dhe armiq të mi, bashkohen kundër meje në një akuzë, herë me humor, e herë seriozisht. Më akuzojnë se i kam lënë peshqesh PD-së, Flamur Nokën. Për shkak të kthimit në një personazh humori në rubrikën e gazetës, ata arsyetojnë se Berisha nga inati e rriti, e bëri ministër dhe vazhdoi më tej, duke e mbajtur deputet.

Nuk është se nuk kanë të drejtë. Por problem është se unë e kam ditur që Berisha do ta bëjë këtë dhe më është dukur rruga më e mire, se si mund ta rrënoja autoritetin e një partie në pushtet, duke i bërë simbol një idiot.

Ai ta bën të lehtë gjithnjë punën, për ta mundur, për ta tallur dhe për ta bërë të krahasueshëm me çdo bilanc tëndin.

Mendova se ky Lulzim Basha e kishte kuptuar këtë, pasi e kishte mënjanuar nga skena publike. Jo se kishte nxjerrë ndonjë më të mençur se ai, por të paktën jo aq të njohur sa ai për budalla.

Skena e sotme në Kuvend dhe fakti që PD u rreshtua pas tij, më bën të besoj se PD është realisht para një halli të madh. Dhe halli nuk është që ka ngelur e përbetuar rreth Flamurit, por se gjithë aksionet politike që ajo prodhon, kanë nevojë për idiot të tillë, për t’i ekzekutuar.

Që një opozitë të fillojë të rrisë profilin e saj dhe të bëjë pak nga pak diferencën me konsumin e pushtetit, duhet të bëjë tribunë të saj njerëz që të bëjnë të mendohesh dy here, përse ke votuar qeverinë dhe jo opozitën. Betejat e opozitës duhet të orientohen në ato debate, ku të kenë mundësi ata deputetë që janë atje, të dëshmojnë inteligjencën e tyre, pse jo dhe ndonjë ide të tyre .

Kjo që po bën Basha, është nga ato gjëra për të cilat Edi Rama lutet natë e ditë. E vetmja gjë që e dëmton Edi Ramën janë debatet serioze, betejat kundër programeve të tij qeverisëse, paqartësive të tij, debatet reale për taksat dhe idetë për zhvillimin e vendit. Dhe e vetmja gjë që e lehtëson dhe argëton atë, është beteja me Flamurin. Për këtë ai ka boll nerva, kohë dhe humor të mjaftueshëm për ta kaluar me gallatë dhe për ta bërë Flamurin simbol të PD. Mos u çudisni kur të zbuloni që dhe ndonjë faqe Facebooku që bën thirrje të mbështetet Flamuri, të jetë e stafit të Ramës.

I duhet deomos një Flamur rreth të cilit të bashkohet banaliteti, rrugaçëria dhe agresiviteti i PD. Ka nevojë të ruajë në mauzoleum, PD e vjetër dhe ta tregojë para shqiptarëve. Dhe s’di pse ky Lulzim Basha i gjendet gjithnjë në krah sa herë ka nevoja të tilla Edi Rama. Sikur e bëjnë me fjalë.

Paraardhëse

Ekzektuohet në Athinë avokati i njohur

Pasardhëse

Ja çfarë tha 6 muaj më parë Dritan Prifti, për sëmundjen që i mori jetën

Pasardhëse

Ja çfarë tha 6 muaj më parë Dritan Prifti, për sëmundjen që i mori jetën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.