• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Rrëmuja e kalkuluar e PD me “Bashkëpunëtorin X”

19 May, 2018
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

Tashmë “bashkëpunëtori x” ka një emër dhe një fytyrë: është Albert Veliu, një ish-skafist dhe trafikant, i cili është vënë në epiqendër të audiopërgjimit të vëllait të ministrit të brendshëm, Agron Xhafaj. Pasi bëri publike bisedën audio mes A.Xhafajt dhe “bashkëpunëtorit x”, PD vendosi një ditë më pas, pas reagimeve të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, që të publikojë një intervistë video me vetë personin denoncues të Agron Xhafajt.

Dalja publike e Albert Veliut prodhoi një numër të ri akuzash direkte ndaj vëllait të ministrit. Veliu u shpreh se Xhafaj vijon të merret me trafik, se ai ra dakord ta ndihmonte atë për të kaluar disa kilogramë hashash drejt Italisë dhe se “Agron Xhafaj kontrollon Vlorën”. Veliu nuk fshehu edhe një dozë të lexueshme mllefi ndaj A.Xhafajt, kur tha se ai nuk i kishte sjellë asnjë paketë cigare në burg dhe se jetonte mes të mirave, kurse ai vetë ishte pa punë.

Deri këtu versioni i akuzave të Albert Veliut ndjek linjën e bisedës së përgjuar me Agron Xhafajn. Akuzat e reja vetëm sa kërkojnë të përforcojnë ato të vjetrat, ndërkohë që intervista e gjatë që PD i kishte marrë Veliut, la pas jo pak dyshime për lapsuset e të intervistuarit, por edhe në lidhje me disa qëndrime të ndryshme të krerëve demokratë në lidhje me aspekte konkrete të përgjimit dhe intervistës.

Dhe në këtë rrëmujë duket se është përfshirë jo vetëm bashkëpunëtori Veliu, por edhe vetë PD. Sipas një skeme e cila mund të mos jetë kryekëput një keqorganizim apo amnezi e personave që janë marrë me këtë histori, por një përllogaritje diabolike me qitje të largët. Dhe ja pse:

Së pari, Albert Veliu ishte kontradiktor në shumë momente gjatë intervistës. Ai qe i pasaktë, sipas dosjes së tij penale të botuar nga mediat, në lidhjet me vitet e burgut që ka bërë në Itali, me llojin dhe sasinë e drogës me të cilën është kapur dhe në lidhje me autorësinë e përgjimit.

Në pjesë të intervistës ai mohonte kategorikisht se kishte gisht në përgjimin e Agron Xhafajt, ndërkohë që më pas pohonte se Xhafaj përgjoi vetveten, e më tutje, se ai ishte përgjuar nga të tjerët.

Së dyti, edhe më kontradiktore se Albert Veliu, ka qenë PD në orët e fundit, në lidhje me përgjimin audio të A.Xhafajt. Ka të paktën dy versione të zyrtarëve të lartë të PD, në lidhje me autorin e përgjimit ndaj vëllait të ministrit. Njëri që thotë se përgjimi është vepër e një gazetari dhe tjetri se ai është bërë nga shërbimet.

Nga ana tjetër, kur pyeten se cilat janë provat që ata kanë rreth autenticitetit të përgjimit, demokratët mjaftohen vetëm me deklarimin se përgjimi është i vërtetë dhe i pakontestueshëm.

Kjo amulli rreth një afere kaq delikate dhe me impakt politik të lartë, vështirë të jetë fryti i një frenezie të momentit apo i një moskoordinimi të rastit brenda selisë blu. Kur u njoftua konferenca e shtypit për intervistën video të Albert Velitu, orari i parë u shty me rreth treçerek ore. Vetëm më pas, kreu i PD Basha dhe tre denoncuesit e skandalit u vunë përballë shtypit dhe shfaqën intervistën. Një material i cili kishte brenda jo pak kontradikta logjike e pasaktësi konkrete.

Ajo që duket prej së largu, në një situatë të tillë, është se në fakt, bashkë me akuzat dhe sherrin politik në ngarkesë të ministrit Xhafaj, PD ka përgatitur me kujdes edhe një strategji paralele, një plan B ose një taktikë shpëtimi të minutës së fundit.

Nëse ish-trafikanti vlonjat nxjerr nga goja të pavërteta dhe pasaktësi që transmetohen pa u censuruar nga ekrani i PD, kjo nuk do të thotë se dikush harroi të marrë gërshërët me vete, por se në rast shpalljeje të panipuluar të audio-përgjimit ndaj Agron Xhafajt, do të ishte gjithsesi komode t’ja hidhje fajin një të panjohuri, më shumë sesa ta mbaje të gjithin mbi shpinë.

Natyrisht PD po riskon jo pak, duke marrë për të mirëqena akuzat e një personi me kredibilitet të ulët, por gjithsesi duke e ekspozuar Veliun publlikisht me të gjitha pasaktësitë dhe alogjizmat e tij, ajo e ka krijuar tashmë një alibi rezervë “për ditë të keqe”.

JavaNews.al

Paraardhëse

Flet gazetari që intervistoi ‘Dëshmitarin X’: Veliu e telefonoi Xhafajn në praninë time

Pasardhëse

Ikën Donald Lu, politika amerikane mbetet

Pasardhëse

Ikën Donald Lu, politika amerikane mbetet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.