• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëfimi trishtues i dëshmitarit: Si ndodhi aksidenti para syve të mi

14 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasqyrë e trashtë në vendin e ngjarjes ku sonte ndodhi aksidenti tragjik me rrokullisjen e autobusit.

Ekipet e Ndihmës Mjekësore, shërbimeve zjarrfikëse, policisë, ushtrisë, njësive speciale, një helikopter i ARM-së, si edhe një numër i madh i banorëve lokalë e zbatuan aksionin e vështirë të shpëtimit me qëllim që t’i nxjerrin numrin sa më të madh të personave të lënduar, si edhe trupat e personave që humbën jetën.

Pranë rrugës shiheshin trupat e disa personave që humbën jetën, ndërsa pranë tyre qëndronin anëtarët e familjeve të udhëtarëve, tërësisht të humbur dhe pa informacione nëse njerëzit të cilët i kërkonin e kanë humbur jetën apo janë lënduar.

Njeriu i cili ka parë se si po zhvillohet e gjithë fatkeqësia, na deklaroi se sipas tij, autobusi ka lëvizur me shpejtësi të madhe, duke theksuar se ka fluturuar dhe në momentin e parë kur ka rënë janë dëgjuar britma të tmerrshme prej brenda. Menjëherë është afruar dhe ka thirrur ndihmë.

Dy burra i kanë drejtuar ekskavatorët me qëllim që ta kthejnë autobusin për t’i nxjerrë njerëzit të cilët ndodheshin në të.

Autobusi i çarë në dy pjesë, ndërsa siç na thanë personat të cilët kanë intervenuar menjëherë, pikërisht kjo e ka vështirësuar aksionin e shpëtimit.

Pjesa e parme e autobusit ishte flakur për disa metra, ndërsa të gjitha pjesët e tjera ishin shpërndarë rreth hekurit të shtypur që kishte mbetur nga automjeti.

Gjak, çanta, telefona celularë si edhe pjesë të rrobave, shiheshin midis xhamave të thyer dhe sediljeve të shkatërruara.

Në pothuajse çdo 30 sekonda vinte apo largohej nga një automjet i ambulancës, disa persona të lënduar u transportuan në spital edhe me automjete private.

Banorët lokalë vazhdimisht u ndihmonin pjesëtarëve të policisë dhe shërbimeve të tjera të cilat ishin në terren.

Thonë, se kanë bërë gjithçka që ka qenë në fuqinë e tyre, ndërsa edhe atë që e pamë në terren e dëshmoi atë, koordinimin e plotë dhe bashkëpunimin.

Për fat të keq në këtë fatkeqësi tragjike, që ndodhi në magjistralen Shkup – Tetovë pranë fshatit Llaskarcë jetën e humbën 14 persona.

Sipas informacioneve të fundit, 22 persona janë hospitalizuar, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje kritike.

Në vendin e ngjarjes është duke u bërë ekspertizë, e cila do të zbatohet gjatë gjithë natës. Nesër në mëngjes Prokuroria do të japë raport për të gjitha detajet e aksidentit tragjik.

Paraardhëse

Ambasadori i BE-së: Manifestim paqësor, jo dhunë më 16 shkurt

Pasardhëse

Flet shoferi i autobusit: Jo nga plasja e gomës, ja si ndodhi aksidenti

Pasardhëse

Flet shoferi i autobusit: Jo nga plasja e gomës, ja si ndodhi aksidenti

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve...

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.