• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëfimi prekës i shqiptares: Si më shfrytëzoi i dashuri për prostitucion në Londër

15 November, 2017
në Aktualitet
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Medie britanike “Evening Standard” ka publikuar një shkrim ku flitet për “skllavërimin modern”, në qendër të shkrimit është historia e një vajze nga Shqipëria, e cila kishte rënë në kurthin e të dashurit të saj.

Deri në momentin që kishin shkuar të dy në Itali, ai ishte një njeri i respektueshëm thotë Ana, por më pas kishte filluar të sillej çuditshëm, dhe ta keqtrajtonte, ndërsa me vonë Ana e gjen veten në Londër duke prostituuar.

Historia e saj, shkruan media britanike nuk është e vetme, histori të tilla janë të shumta, dhe duhet të punohet fortë që luftohet “skllavërimi modern.”

Historia

Pas disa muajsh lidhje, i dashuri i kishte kërkuar Anës të jetonin së bashku në shtëpinë e tij në një fshat italian. Sipas rrëfimit të Anës ai deri atëherë kishte qenë i respektueshëm dhe ajo e kishte prezantuar atë me familjen e saj.

Por sjellja e tij filloi të ndryshonte. Në një moment kur ata ishin zënë, ai ishte bërë i dhunshëm. E goditi me shuplakë atë, ndërsa më vonë i ofroi darkën. Ajo hëngri ushqimin dhe ra në një gjumë të thellë.

Kur u zgjua, Ana e gjeti veten të mbyllur në një dhomë të vogël në Londër. I dashuri i saj i shpjegoi se ajo do të takonte njerëz të tjerë dhe do të bënte pikërisht atë që ata kërkonin.

“Nëse unë nuk do ta bëja, ai do të vriste familjen time,” thotë ajo, që tashmë është në një vend të sigurt jashtë Londrës, e ndërsa Ana nuk është emri i saj i vërtetë.

“Ai më tha se do të më vinte zjarrin dhe do t’ia dërgonte videon nënës sime. Më tha se do të marrë motrën time dhe do ta bëj atë të bënte të njëjtën punë si unë. ”

Ana nuk e mban mend se sa kohë ka qenë e detyruar të punojë si një prostitutë, duke u transportuar rreth kryeqytetit për t’u takuar me burra që kishin theks të çuditshme, deri në momentin që ajo gjeti një mënyrë për tu arratisur.

Një burrë, i cili ishte caktuar për ta ruajtur atë, u kthye i dehur, dhe në momentin që ajo refuzoi që të bënte atë çfarë ai i kërkoi ai filloi ta rrihte atë rreth kokës me rripin e tij.

“Isha shumë e zemëruar. Doja ta vrisja. Kam një objekt të mprehtë dhe ia kam thyer atë në kokë me gjithë fuqinë time. Dera ishte e hapur kështu që unë vrapova jashtë, duke zbritur poshtë shkallëve, dhe duke u lutur që dera e përparme të mos ishte e mbyllur. E dija se do të më vriste nëse më kapte. Pastaj vazhdova të vrapoj.

“Viktimat e këtij krimi janë keqtrajtuar dhe përdhunohen vazhdimisht,” thotë Kevin Hyland, Komisioneri i Pavarur Anti-Skllavëri.

“Dinjiteti i tyre është mohuar dhe liria është marrë. Ky nuk është një krim i fshehur dhe i pamundur për të zbuluar – kjo po ndodh përpara syve tanë. Është një problem i madh, por është një gjë që ne të gjithë mund të punojmë për të zhdukur “.

Ka shenja që gjërat po fillojnë të përmirësohen. Zyra Kombëtare ka njoftuar reformat në Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe normat e raportimit të krimit po rriten.

Ana tashmë është duke rindërtuar jetën e saj, me ndihmën e shoqatave civile. Në fillim ajo nuk mund të flinte dhe torturohej nga ankthet e këqija. Nëse sheh që dikush e sheh, ajo nganjëherë e gjen veten duke ikur. Është e vështirë për të që t’i besojë njerëzve.

Ajo ka në plan të regjistrohet në kolegj dhe të gjejë një punë. “Nuk dua që njerëzit të më shohin dhe të ndiejnë keqardhje,” thotë ajo. “Për mua është një dritë. Kjo ka kaluar, dhe unë jam ende gjallë. Falënderoj Zotin dhe universin. Ai më dha këtë mësim, dhe unë dua të ndihmoj që kjo të mos ndodhë me dikë tjetër.

Paraardhëse

Ja çfarë problemesh shëndetësore fshihen pas qimeve në fytyrë

Pasardhëse

Shokon e reja nga Shkodra: Ditën e fejesës zbulova që vjehërr kam ish-të dashurin

Pasardhëse

Shokon e reja nga Shkodra: Ditën e fejesës zbulova që vjehërr kam ish-të dashurin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.