• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëfimi i ri i vajzës së mbijetuar: Pse e mbajtëm trupin e motrës 15 muaj rresht dhe si më iku dhe nëna

6 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vajza e mbijetuar e familjes Josifi, e cila humbi dy anëtare për shkak të refuzimit të ushqimit si pasojë e besimit të tyre, është rrëfyer për gjithçka çfarë ndodhi në shtëpinë e tyre dhe fatin tragjik të nënë e motrës. Ajo tregoi se e motra u fut në ngujim duke ndalur ushqimin dhe ia doli të mbijetojë afro 52 ditë e më pas vdiq. Vajza tregon edhe si i iku edhe nëna, pasi që të dyja ndalën edhe ato ushqimin

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije, se Blerta Josifi 34-vjeçare, e cila tentoi të vetëflijohej duke mos ngrënë për disa ditë më radhë, por që fatmirësisht shpëtoi, ka thënë përpara grupit hetimor, se bashkë me nënë e motrën besonin te ringjallja, por ritet e besimit i kryenin në shtëpi.

“Që kur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarët e Jehovait. Më vonë kemi qenë edhe në kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë”, tha ajo.

Hapin drejt vetëflijimit për shkak të besimit, ajo ka rrëfyer se e kishte ndërmarrë e para motra e saj Anisa, e cila prej 15 muajsh qëndronte e pajetë në banesë, ndërsa Blerta dhe nëna e saj e lyenin trupin me vaj e uthull.

“Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrënë gati 2 muaj deri në 27 mars të 2019 ku ra në gjumë të thellë sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë”, tha Josifi.

Më pas ajo tregoi se pasi motra e saj ra në gjumë, sakrificën e këtij besimi e nisi ajo me nënën, Zhanetën, ku konsumonin vetëm ujë të filtruar në napa.

“Një vit pasi motra ra në gjumë nisem sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut, me 2 mars, mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Ndërsa unë vazhdova ritin derisa erdhi policia”, tregoi vajza e mbijetuar.

Ngjarja e rëndë u zbulua gjatë së enjtes së shkuar, ndërsa këtë të hënë ekspertë të fushës kanë dezinfektuar shtëpinë e familjes, teksa kanë bërë të mundur edhe largimin e dyshekut ku ka qëndruar për 15 muaj e vdekur Anisa, në pritje të ringjalljes.

Paraardhëse

Plot ngjyra dhe me flokë më të gjatë, Bora Zemani ndryshon ‘look’ papritur (FOTO)

Pasardhëse

E fundit! Xhelal Mziu dorëhiqet nga kreu i PD-së në Kamëz, zbulohet arsyeja

Pasardhëse

E fundit! Xhelal Mziu dorëhiqet nga kreu i PD-së në Kamëz, zbulohet arsyeja

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.