• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëfimi i kamerieres që u dhuna nga pronari: Doja ta lija punën, por ai…

13 October, 2017
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dhunon kamerieren dhe godet policët, arrestohet i riu.

Pronari i një lokali në qytetin e Fierit ka përfunduar në pranga për shkak se është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze 35 vjeçe.
E gjithë ngjarja që përfundoi me arrestimin e Ervin Muratit, 28 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, nisi pas kërkesës së punonjëses së lokalit në pronësi të tij për t’u larguar nga puna.

 Nisur nga pakënaqësia që kishte për kushtet e punës, N.Sh., 35 vjeçe, e cila prej kohësh punonte si kameriere në lokalin që ndodhet në rrugën “Ramiz Aranitasi”, vajza i kishte bërë të ditur pronarit se do ta linte punën. Por, kjo ka bërë që mes saj dhe pronarit të nisë një debat, ku 28-vjeçari Murati ka ngulur këmbë për moslargimin e saj duke i ushtruar dhe presion psikologjik.

Pavarësisht kësaj, 35-vjeçarja është shprehur e vendosur për vendimin e saj duke i bërë të qartë se, do të ishte dita e fundit në punë. Në momentin që kamerierja ka dalë në derën e lokalit për t’u larguar nga vendi i punës, pronari e ka ndjekur nga pas duke i kërkuar llogari se nuk mund ta braktiste punën në këtë mënyrë dhe aty mes tyre ka nisur një konflikt fizik.

Gjatë kohës që Murati po ushtronte dhunë fizike mbi kamerieren, një patrullë policie ka parë nga larg atë çfarë po ndodhte dhe ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Gjatë ndë- rhyrjes nga punonjësit e Policisë për të parandaluar dhunën ndaj kamerieres, Ervin Murati ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e rendit duke i goditur ata.

“Patrulla e Policisë parandalon dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Gjatë shoqërimit, autori ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i goditur ata”, bën të ditur Policia.

Pas prangosjes, policia e ka referuar çështjen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “kundërshtimi me dhunë i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. I riu nuk do të ndiqet penalisht për dhunë ndaj vajzës, edhe pse u kap në flagrancë, për shkak se kjo e fundit nuk ka pranuar në polici që të bëjë kallëzim. m.r

Dëshmia e kamarieres:

Gjatë marrjes në pyetje, 28-vjeçari i arrestuar ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. “U nxeha dhe nuk e kontrollova dot situatën”, është shprehur Murati. Nga ana tjetër, 35-vjeçarja ka treguar se e gjithë historia kishte nisur pasi kishte vendosur për t’u larguar nga puna. “Nuk isha e kënaqur me kushtet e punës, ndaj edhe i thashë se nuk do të punoja më, por pronari nuk e pranonte një vendim të tillë. Nuk më linte dhe në momentin që dola te dera, nisi të më qëllonte”, ka thënë N.Sh.

Paraardhëse

“Kë të qaj tani?!” I riu i ekzekutuar në Lushnje erdhi të martonte motrën

Pasardhëse

Detaje që i “poshtërojnë” pas shpinave të Kryemadhit dhe Bashës?

Pasardhëse

Detaje që i “poshtërojnë” pas shpinave të Kryemadhit dhe Bashës?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.