• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Anxhela, Jeta me tre fëmijët në rrugë pas divorcit me burrin e dhunshëm

8 March, 2016
në Aktualitet
0
anxhela
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në qytetin bregdetar të Vlorës jeton Anxhela, një nga nënat e reja më të vuajtura të Shqipërisë.

Pas 12 vjet martesë me varfëri dhe dhunë të vazhdueshme, Anxhela ka mbetur në mes të katër rrugëve me 3 fëmijët e saj, pas divorcit nga bashkëshorti i dhunshëm, pa punë, pa shtëpi dhe pa asnjë burim të ardhurash.

Dhuna e fundit nga burri i rrezikoi jetën asaj dhe fëmijëve. Natën e dhunës ekstreme, që i rrezikoi edhe jetën, policia e dërgoi në shtëpinë e prindërve të saj.

Përveç emrit të saj të stisur, çdo gjë tjetër në jetën e saj është e zymtë dhe e dhunshme. Zëri dhe emri i saj këtu është ndryshuar për arsye sigurie.

Anxhela u martua me bashkëshortin e saj 12 vjet më parë me mblesëri dhe thotë se asnjëherë nuk pa një ditë të bardhë me atë njeri.

Alkooli dhe dhuna nisën menjëherë pas martesës.

Ajo u nis të divorcohej pas lindjes së fëmijës së parë, por njerëzit e saj i ndërhynë ta anullonte me shpresën se se ai mund të përmirësohej.

Më pas lindi edhe dy fëmijë të tjerë dhe dhuna nga bashkëshorti vazhdonte, dhe Anxhela duroi për shumë vite dhunë fizike dhe psikologjike të përshkallëzuar.

Ai e ka goditur në mjedise publike, edhe tani që ajo ka marrë divorcin dhe ka urdhër mbrojtje nga gjykata.

Ish-bashkëshorti i Anxhelës nuk ka sjellë kurrë para në shtëpi, thotë ajo, dhe atë me fëmijët i kanë mbajtur prindërit e saj.

Ai nuk u paraqit në asnjë seancë gjyqësore të divorcit dhe nuk i dha asnjë pagesë nga ato që caktoi gjykata prej 120 dollarësh në muaj.

Nga divorci nuk fitoi asgjë, sepse çdo pronë ishte në emër të babait të ish-bashkëshortit.

Pas kaq vjet shtëpiake me 3 fëmijë, që banojnë në një barakë të dëmtuar, Anxhela nuk ka ndonjë profesion, nuk gjen dot punë në këtë krizë dhe kur gjen punë, nuk shkon dot atje, sepse nuk ka kush t’i mbajë fëmijët e mitur.

Ajo jeton në mjerim të plotë në një strehë pa kushtet minimale, ndërsa ndihma sociale e shtetit për këtë nënë të dhunuar me 3 fëmijë është vetëm 45 mijë lekë në muaj ose vetëm 1 dollar amerikan në ditë.

Anxhela është vetëm njëra nga qindra rastet ekstreme të dhunës së fshehur në familjet shqiptare.

Sipas statistikave të qendrës Vatra dhe organizatave të tjera, dhuna në familje po rritet dhe askush nuk e trajton seriozisht këtë problem të mprehtë të shoqërinë shqiptare.

Gjykata dhe policia mbështesin gratë e dhunuara dhe kanë miratuar gjithë urdhërat e mbrojtjes që janë kërkuar.

Ashtu si Qendra Vatra në Shqipëri janë edhe disa strehëza të tjera private dhe shtetërore që mbrojnë gratë dhe vajza viktima të dhunës në familje, me strehim, ushqim, mbrojtje dhe ndihmë mjekësore, psikologjike e juridike.

Qendrat japin po ashtu mbështetje në kurset profesionale, por ekspertët e tyre theksojnë se gratë e dhunuar në familje kanë nevojë mbi të gjitha për mbështetje të qëndrueshme nga institucionet shtetërore dhe shoqëria./VOA

Paraardhëse

Rama: Për 8 Marsin dhurova tre tufa me lule. Ja çfarë më tha Pandi ditën e parë si kryetar i PS

Pasardhëse

Pandeli Majkos i ngrenë “kurth”: Hajde se është vetëm Rama

Pasardhëse

Pandeli Majkos i ngrenë “kurth”: Hajde se është vetëm Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.