• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Rrëfen shqiptari që jetoi në Beirut: Ja gjithçka që ndodhi (VIDEO)

5 August, 2020
në Shqip+
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arianit Shehu, drejtori i Institutit Nacional Demokratik për Lindjen e Mesme, në një intervistë për klankosova.tv tha se shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Beiurit të Libanit ishte i tmerrshëm.

“Sipas informatave të para, duket që shpërthimi ka ndodhur pas një zjarri në depon e materialeve të rrezikshme, por jo eksplozivë, në depon e portit të Beirutit. Raportet fillestare theksojnë se shkak i këtij shpërthimi ka qenë nitrat amoniumi, i cili ka qenë i deponuar aty. Deri tani është raportuar për më shumë se 75 të vdekur dhe rreth 7,000 të lënduar, por supozohet për shumë më shumë viktima”.

Spitalet e Libanit që po ashtu po përballen me pacientët nga COVID-19 u mbushën me viktimat e këtij shpërthimi tragjik.

“Të gjitha spitalet e Beirutit janë stërmbushur me të lënduar të shpërthimit. Gjithçka në radius prej 2 kilometrave është shkatërruar, dëmtime të rënda janë raportuar në radius prej 12 kilometrave dhe dëme të tjera. Thyerje të xhamave janë raportuar në radius prej 22 kilometrave”.

Por, tragjedia nuk mbaron këtu për popullin e Libanit.

Sipas Shehut, vendi edhe ashtu i rënduar nga aspekti ekonomik, mund të përballet me varfëri pasi u shkatërruan edhe depot e grurit, njofton Klan Kosova.

“Në vazhdim, porti i Beirutit i cili tanimë është dëmtuar rëndë, është porti kryesor për import dhe eksport. Gjithashtu, rezervat shtetërore të grurit që kanë qenë te deponuara afër portit janë shkatërruar duke rrezikuar të dërgojë Libanin në varfëri edhe më të madhe. Libani gjatë muajve të kaluara ka qenë i trazuar nga rënia ekonomike dhe jostabiliteti financiar dhe gjithashtu nga pandemia e COVID-19”.

Shqiptari që ka jetuar në Beirut disa vites është prekur rëndë pasi kishte edhe lidhje emocionale me këtë qytet – më të veçantin në botë, sipas tij.

“Jam i tmerruar sot me shpërthimin në depon e portit të Beirutit. I lutem Zotit sot për popullin stoik të Libanit dhe qytetarëve të Beirutit, si dhe për miqtë dhe kolegët e shumtë të mi atje. Beiruti ka qenë shtëpia ime dhe për të gjithë që kanë jetuar aty, Beiruti gjithmonë do të mbetet qyteti më i veçantë dhe më i bukur në botë”. – tha ai.

VIDEO:

Paraardhëse

Moti i keq ka përfshirë vendin, shikoni çfarë la pas stuhia në bregdet (FOTO)

Pasardhëse

Valinxhet dhe trupin plot me para, sekuestrohet në Rinas shuma e madhe e parave, kush është pronari?

Pasardhëse

Valinxhet dhe trupin plot me para, sekuestrohet në Rinas shuma e madhe e parave, kush është pronari?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.