• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Rrëfehet Dua Lipa: Ndihem më mirë kur flas shqip dhe tërbohem kur thonë se Kosova i takon Serbisë

9 February, 2020
në Rozë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një intervistë dhëne gazetës gjermane “Die Zeit” këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka folur jo vetëm për muzikën dhe karrierën e saj, por dhe sidomos për politikën.

Disa citime nga intervista:

1– Serbët u përpoqën të interpretojnë historinë tonë. Gjyshi im ishte historian dhe nuk pranoi që në emrin e tij të ndryshohet historia. Kundërshtoi dhe humbi vendin e punës.

2-Të jesh i vetëdijshëm nga ke ardhur dhe të mbrosh gjërat në të cilat beson – kjo është e rëndësishme për ne. Kjo është arsyeja përse unë, motra dhe vëllai im flasim shumë mirë shqip, ndonëse pjesën më të madhe të jetës sonë e kemi kaluar në Britaninë e Madhe. Edhe mesazhet telefonike i shkruajmë shqip.

3-Kur flas shqip kam më shumë humor.

4-Më trondit debati mbi refugjatët që po zhvillohet gjithkund. Shqetësohem për fëmijët, të cilët kanë ëndrra si unë dikur, por nuk mund t’i realizojnë, siç kam mundur unë. Sepse kanë lindur në vende ku nuk e kanë të mundur këtë. Unë e di se kam pasur shumë fat në jetë.

5-Kosova ende nuk është anëtare e BE-së – është me rëndësi që kjo të ndryshojë, sidomos për të rinjtë. Me pasaportë të Kosovës nuk mbërrin larg, duhet vizë e Schengenit që të shkosh në Europë, kjo është e ndërlikuar dhe zgjat pafund.

6-Shumicës së njerëzve në botë menjëherë u sillet në mendje lufta kur përmendet Kosova, e qartë, dikur ka qenë zonë lufte. Por qëmoti Kosova është shumë më tepër. Prandaj mllefosem përherë kur njerëzit thonë se Kosova i takon Serbisë.

7-Kur i dëgjoj rrëfimet për Trumpin në SHBA dhe Brexitin te ne (në Britaninë e Madhe), kjo më trondit pafund. Por ndërkohë jam mësuar të jem e tronditur vazhdimisht. Të gjithë ata që i njoh kanë votuar për të qëndruar në BE, të gjithë besojnë në diversitet dhe të drejta të barabarta për të gjithë.

8-Greta Thunberg është fantastike. Kur një 17-vjeçare të gjithëve u shpjegon se çfarë domethënë ndryshimet klimatike, kjo ka aq shumë fuqi, më shumë se kur këtë mesazh vjen nga goja e pleqve.

Paraardhëse

Demokrati i jep ‘shuplakën’ e fortë Bashës: Nuk bëhesh dot lider

Pasardhëse

Të kuruara në detaj, kush janë politikanet më të bukura në Shqipëri (FOTO)

Pasardhëse

Të kuruara në detaj, kush janë politikanet më të bukura në Shqipëri (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.