• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Ronela Hajati ironizon fituesit e Eurovision: Çfarë dreqin

16 May, 2022
në Kryesore, Rozë
0
615
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

WTF? Këtë ka menduar Ronela Hajati pas fitores së Ukrainës në Eurovision, ndonëse këngëtarja shqiptare nuk ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje me triumfin e Kalush Orchestra në festivalin europian, ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin).

Komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara në këndvështrime të ndryshne, por Ronela nuk ka bërë asnjë reagim tjetër.

Ajo mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.

Edhe Niko Komani dhe Ardit Çuni ironizuan fituesit ukrainas në rrjetet sociale.

Sipas këngëtarit ishte lufta që fitoi dhe jo muzika teksa shkruoi: “Le të fitojë lufta. Më falni duhet të ishte le të fitojë muzika. Në fund të ditës duhet të kishte qenë një kompeticion muzikor”.

Kurse Niko shkruoi me ironi: “Çfarë surprize“.

Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra.

40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë.

Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka.

439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.

Kalush Orchestra është një grup eklektik – i përbërë nga reperi Oleh Psiuk, multi-instrumentalisti Ihor Didenchuk, balerini Vlad Kurochka, artisti i fyellit Vitalii Duzhyk dhe vokalistët Tymofii Muzychuk dhe Oleksandr Slobodianyk.

Ata ndërthurin muzikën tradicionale popullore ukrainase me repin modern dhe hip hopin, duke krijuar një muzikë unike.“Stefania” është një lloj ode për nënën dhe bën bashkë klasiken dhe modernen, ninullat sllave dhe muzikën rap.

Kënga flet për një nënë të fortë dhe të ndjeshme njëkohësisht. Ajo po thinjet dhe fëmija i thotë “më këndo një ninullë mam”.

“E gjej gjithmonë rrugën për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar”, thuhet në një pjesë të tekstit.

Paraardhëse

Ukraina shpallet fituese e Festivalit Europian, por kush u renditën në vendin e dytë dhe të tretë

Pasardhëse

Dritan Abazoviç mbështet Ballkanin e Hapur: Mjet për integrimin e shpejtë në BE

Pasardhëse

Dritan Abazoviç mbështet Ballkanin e Hapur: Mjet për integrimin e shpejtë në BE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.